Opozita e Malit të Zi vendosi të kthehet në Parlament pas bojkotit shtatëmujor për shkak të mospajtimit me politikën e Kryeministrit Milo Gjykanoviç duke përfshirë edhe qasjen e Malit të Zi në NATO, njoftoi agjencia zyrtare serbe e lajmeve, “TANJUG”.
Deputetët e Frontit Demokratik në opozitë deklaruan se do të kthehen në sallën e Parlamentit për të demaskuar, sipas tyre, tradhëtarët e partive të tjera opozitare.
Megjithatë seanca parlamentare e caktuar për dje, ku duhej të bisedohej për ristrukturimin e qeverisë dhe zëvendësimin e Kryetarit të Parlamentit, Ranko Krivokapiç, u anulua.
Shkaku ishte përleshja mes pjesëtarëve të sigurisë së Parlamentit me deputetët e Frontit Demokratik, të cilët nuk lejuan të kontrolloheshin.
