Ndër arsyetmadhore tëaleancës opozitare mbetet çështja kombëtare.Kushtetuta duhet zbatuar dhe së toku me udhëheqësit kosovar është koha për udhërrëfyesin e bashkimit. E po kështu dhe rikthimi i dinjitetit kombëtar ndaj fqinjit jugor duke filluar me definimin objektiv të kufirit, reciprocitetin rreth minoriteteve (greke në këtë anë dhe arvanitas matanë), futjen e çështjes çame në axhendën e palëve dhe adresimin juridik në instancat ndërkombëtare, dalja për zot e shqiptarëve në hapësiratshqiptare në Sërbinë jugore, zbatimi korrekt i marrëveshjes së Ohrit, asistenca e komuniteteve shqiptare në botë etj. Me Greqinëna bashkon historia mijravjeçare, gjaku dhe zakonet ndaj marrëdhëniet duhet të intensifikohen dhe lënia pas e retorikës nacionaliste kalon vetëm përmes respektimit të dinjitetit reciprok.
Që t’ia vlejë të votosh!
Vota e lirë dhe përfaqësimi korrekt përmes rishikimit të ligjit zgjedhor ështëtjetër arsye për bashkëpunim që nuk kompromenton identitete partiake.Ligji spanjoll tkurr zgjedhjen e votës, fabrikon mazhoranca pazaresh, dekurajon llogaridhënien ndaj votuesit kundrejt servilizmit ndaj liderit, imunizon abuzimin qeverisës etj. Ligji zgjedhor mund të jetëmazhoritar-proporcional (ligji gjerman) ose STV (votë e transferueshme) për të motivuar votuesin dhe shmangur listat e mbyllura ku meritokracia sfumohet nga servilokracia.Reformim kërkon edhe administrimi i proçesit për tëshmangur ndikimin partiak në të.E lidhur ngushtë me të, mbetet liria e medias dhe çlirimi i saj nga ndikimi i politikës, klientelizmi dhe ndarja artificiale opozitë-pushtet si deri mësot.
Prona të zotit, jo më të zotit
Ligjet që rregullojnë pronësinë mbi tokën duhen rishikuar, 7501 përfshirë.Toka e lënë djerrët’i rikthehet të zotit sikurse për atë të zënë prej 7501 apo lëvizja migratore në periferitë urbane, tëofrohet kreditim afatgjatë ndaj disponuesit për tëmundësuar kompensimin imediat financiar me vlerë tregu të pronarit historik. Kësisoj, si përfituesi me tagrin e 7501 ashtu dhe ai në periferitë urbane do të ndjehen realisht pronar duke përligjur më pas dhe investimet publike në infrastrukturë. Skema e kompensimit duhet të përfshijë edhe pronat e të ardhurve të lëna pas në vëndet e origjinës, privatizimet e pasurive publike, partnershipin me investitorët e huaj në projektet turistike në bregdet etj.
Kur ka vullnet, ka rrugë dhe prona nuk njeh dykute. Ndërsa për banesat e ish-pronarëve zgjidhja ishte arbitrare (zor të besohet se u bë në emër të vokacionit të djathtëteksa përkoi me planin e riurbanistik në Tiranë), ajo për pronarët e tokave ende kërkon drejtësi sepse jo të gjithëve ua ka falur sulltani. E lidhur me problemin e pronës por në një sens kombëtar, në analogji dhe reciprocitet me fqinjët tanë, tokat në brezin kufitar duhet t’i nënshtrohen të njëjtit rregjim, sikurse dhe fqinjët, kur vjen puna për shitblerjen dhe kombësinë e palëve në transaksion.
Integrim me dinjitet
Një tjetër arsye për të qënë sëbashku mbetet integrimi europian dhe partnerishipi me botën anglosaksone, SHBA në rradhë të parë.Faktikisht, BE ende vijon të izolojë qytetarin shqiptar pavarësisht sakrificës historike në mbrojtje të civilizimit të krishterë, kurbanit të 1913 dhe genocidit kosovar dhe çam që ai motivoi, denoncimit të Traktatit të Varshavës, përballimit të dramës kosovare etj, duke përvijuar partnershipin me qeveritë e korruptuara të tranzicionit(!). Paralajmërimi i fundit i BE që lidh fatin e integrimit me fatin e zgjedhjeve të qershorit sesa ftesë e sinqertëpër reformim demokratik perceptohet si alibi e rradhës për të ngrirë pafundësisht statusin e Shqipërisë në favor të gjeopolitikës së fqinjëve tanë grekë dhe sërbë si vijimësi kjo e 1913 famëkeqe. BE e di se me këtë mazhorancë nuk ka gjasa për votë të lirë dhe zgjidhja nuk është izolimi i qytetarit por qeveritarit të korruptuar duke shmangur kësisoj deklarata patetike sikundër ajo e kryeministrit çek qësa kohë CEZ ishte operativ e konsideronte këtë qeveri partnere dinjitoze dhe tashmë në ikje, ‘rrufetë’ ia shkarkon mbarë shoqërisë.
Kriteret e integrimit nuk mund të jenë me kushte pas kushtesh dhe trajtimi i minoriteteve dhe tonet nacionaliste shihen si alibi sa kohë fqinji ynë në BE nuk njeh asnjë minoritet dhe ai në veri, ndonse ende i kapur nga fantazmat e së shkuarës, mbetet përpara drejt integrimit në BE. Integrimi për në BE nuk kalon përmes servilizmit patetikdhe sfida nuk është trokitja por hapja vetë e derës prej saj. Ndërsa elektorati e ka deklaruar shpesh më votë aspiratën properëndimore, fatkeqësisht të vjedhur më pas dhe pranuar heshtazi prej BE, misioni i opozitës së bashkuar mbetet jo vetëm ruajta e votës së qershorit por dhe vendosja e raporteve korrekte me BE sikurse orientimi paekuivok ndaj SHBA pa të cilën nuk ka asnjë shans që kombi shqiptar të zhbëjë mallkimin e 1913 që e vuajmë ende sot.