Opozita nuk është monopol i askujt, ‘rotacioni’ ynë duhet të ndodhë së pari aty. Ndryshimi që duam? Shpresa e vetme, një ligj i ri zgjedhor me gurin dhe arrën tek votuesi

Ornela

Nga Artan Xh. Duka

Botuar në DITA

E udhës do të ishte që pas 30 vjetësh demokraci edhe beteja zgjedhore të ishte më e qetë dhe racionale. Por ja që ka mjaft dalldi dhe zhurmë, sidomos rreth PD që ende si dikur vijon me karvane makinash, rreshtore e parada flamujsh, tubime sikur të mos kishte COVID, trashje zërash, tensionime e politizime kronikash të zeza e tragjedish njerëzore, dalje për zot dhunës ndërkohë që PS lë drejtësinë të veprojë etj… dhe të gjitha këto për të trumbetuar kauzën për ndryshim! U bë kohë që zhurma zgjedhore nuk e ka më efektin e dikurshëm. Përveçse teatrale, siklet, trishtim e demode, ajo nuk bën më diferencën, vetëm nëse për keq, e as ngjall besim shtesë apo shton rradhë votuesish.

As tam-tamet e festës në delir pas “Koçit” të kollarisur të PD dhe emrave që u kanë mbetur në derë qysh nga 1990, as retorikat e “uraganit” me shifra qesim pjesmarrësish e lojra kamerash (droni i nxjerr zbuluar) që rreket të stimulojë psikozën e shumicës(!) dhe “gravitetit” zgjedhor në rritje rreth PD, as telefoni prishur në median sociale etj, nuk shtojnë pikë tek kuota e PD, përkundrazi, thjesht shpalosin imazhin tepër arkaik të saj në komunikimin me votuesin.

Votuesi ka “peshoren” e tij dhe entuziazmi nuk injektohet me zor e nga hiçi prej politikës lart. Zhurma zgjedhore as nuk shurdhon e as nuk hipnotizon si dikur. Malli mirë shet veten dhe ai që bërtet më shumë është ai që i ka mbetur gjëja stok dhe kjo sikur të rikujton pse nuk ia vlen të kuturisesh me të.

Asgjë nuk ka ndryshuar për PD këto 4 vjet, përveçse për keq (qëndrimi ndaj reformës në drejtësi, bojkoti i zgjedhjeve lokale, parlamentit, molotovët etj) që paprimtas PD të ngjallë besim për ndryshim për mirë, për të gjithë.

I vetmi ndryshim që PD mund të ofrojë sot është rikthimi pas në kohë. Por dhe vetë rotacioni politik nuk ndodh se të teket ty por kur pushteti lodhet dhe opozita rigjenerohet duke ofruar shpresë. Kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi PD mbetet e lodhura kronike dhe PS e ethshmja për punë. Ndaj dhe si e pashpresë, sot PD premton qiejt!

Matja me hijen e mëngjezit dhe Konstantja zgjedhore në Shqipëri 

Bashkë me fushatën zgjedhore, nisi si zakonisht edhe moria e sondazheve rreth preferencave të votuesit, problemeve, pritshmërive etj. Pavarësisht debatit rreth tyre, ato përgjithësisht janë me vlera kur vjen puna për hartimin e programeve elektorale, qasjen e komunikimit me votuesin etj.

Ajo që stonon është spekulimi eventual politik me to sidomos me sondazhet për preferencat partiake, kryeministrin e ardhshëm etj (deri dhe nga jashtë sikurse ishte ajo e Vuçiç që duhet lexuar mes rreshtave). Ndonse rezultatet mund të jenë të brishta, mund të tentohet një lexim i njëanshëm dhe kapitalizim mbi ato të dhëna që u vinë sipas oreksit partive me synim intimidimin e votuesit, krijimin e psikozave të fitimtarit, “orteqeve” partiake, merakut të shpërdorimit të votës etj me ndikim tek motivimi votuesit, adresimi votës etj.

Vota meriton respekt dhe ajo nuk duhet marrë e mirëqënë. Nëse politika spekulon me to, jo vetëm rrezikon bumerang por dhe kompromenton institucionin e sondazhit në sytë e opinionit publik. Ato mund të paragjykohen, deri të shihen si të kurdisura nga vetë partitë si shtojca të marketingut politik.

Vota dhe jo sondazhet apo pritshmëritë e trumbetuara përcaktojnë kryeministrin e rradhës dhe politika nuk ka punë t’i ngrejë mëndjen kot votuesit duke bërë që rezultati të shihet nga ca si triumf e nga ca si qamet duke mbajtur peng kohezionin social.

Por nëse duhet folur për parashikime zgjedhore, e vetmja tabllo e bazuar në shifra reale mbetet dinamika e zgjedhjeve këto 30 vjet (përgjithshme, lokale, referendume) ku ka një konstante zgjedhore me PS pjesën e luanit tek “torta” zgjedhore. PD gjithnjë ka qënë forcë e dytë dhe asgjë nuk ka ndryshuar për mirë për të, që të ndodhë ndryshe më 25 prill.

Si “underdog” (sfidanti nga poshtë) i përhershëm edhe për këtë 25 prill, falë dhe inercisë së “besës” ndaj partive, PD mbetet e para në rradhë për rotacion por ky i fundit nuk është punë rradhe por imazhi dhe bilanci dhe matja me hijen e mëngjezit nuk pi ujë.

Kutia e Pandorës dhe Universi Paralel i PD!  

Sazet e “dasmës” zgjedhore të PD bien kot se nuk bëhet fjalë as për “dhëndër” të ri si më 1992, as për “dhëndër” që ndan çiftin tjetër dhe as për “dhëndër” me pahir se po ikën mosha dhe u mbeti në derë! PD nuk e ka për herë të parë që “dhëndëron” por bilanci negativ e katastrofik në qeveri e opozitë i saj është monumental dhe sa kohë mbetet e pareformuar, PD shihet si kutia e Pandorës në politikë.

PD sot refuzon të njohë realitetin (“in denial”- anglisht) dhe përjeton një tjetër univers paralel ku ajo vetëm fiton! Tjetër pyetje i bëhet Bashës, tjetër përgjigje u jep! Sot ai dhe PD refuzon të besojë atë që e di që e dinë të gjithë. Ndaj dhe në dëshpërim dhe sokëllitur në fushatë si ai që e zë nata në pyll, rreket si në një rreth vicioz t’i mbushë mëndjen vetes së pari se fitorja është në prag, me shpresë se kjo do u mbushë mëndjen atyre që u venë pas dhe këta të fundit pastaj duke e brohoritur në shesh do e bindin atë vetë se nuk po ëndërron!

Ndaj dhe PD sot bën fushatë e feston paradhënie në butafori fitoren imagjinare dhe pasi nanurisi veten kaq vite në opozitë, nanuris sot të gjithë se do sjellë ndryshimin kur atë nuk e bëri as tek vetja në 8 vjet. Dhe e ka bërë udhë këtë gjë. Çdo katër vjet, bën një muaj “dasmë” dhe e djeg se e di që e presin vite prapë në opozitë. E mban fort, si shumë parti në garë, një “biletë” fati në xhep por e di se jeta e njerëzve nuk është llotari dhe vota nuk jepet për sport.

E kështu do vazhdojë derisa PD më së pari të fitojë betejën me veten e saj. E nëse jo, kur rotacioni të ndodhë, nuk do jetë PD. Opozita nuk është monopol i askujt dhe rotacioni ndodh edhe aty.

Anomalia demokratike e garës formale zgjedhore  

I vetmi ndryshim që garanton PD është rikthimi pas në kohë dhe ky është problem për të gjithë. Problemi zakonisht në demokraci është qeveria por tek ne mbetet akoma opozita duke bërë që zgjedhja më e mirë por jo domosdoshmërisht e mira që meritojmë pas tre dekadave demokraci, të mbetet ende qeverisja e PS me të cilën, me të mira e të këqija, të paktën nuk ka patur prapaktheu në reforma.

E thënë kjo, nuk është aspak normale që qeverisja e PS të mbetet e vetmja ofertë dhe përtej kusureve të opozitës, këtë monopolizim të qeverisjes që në parim mbetet po aq problem për të gjithë, e promovon edhe ligji aktual zgjedhor.

Dhe që të mos të mos i fusim të gjithë “vezët” (pritshmëritë për të ardhmen) në një shportë (në dorën e një partie), që të mos rrezikojmë dhe mbetemi gjatë në dorën e një qeverisje (që për fat deri tani i thonë puna e mbarë dhe është vullnet-mirë për reforma ndonse nuk ndjen presion opozitar), na nevojitet një ligj i ri zgjedhor meritokratik siç është ai mazhoritar me dy raunde që shpie hakun tek i zoti dhe shmang merakun zgjedhor.

Ndryshe, do të vazhdojmë të zgjedhim edhe me pahir dhe jo gjithmonë me dëshirë dhe të humburit e çdo zgjedhjeje do të jenë votuesit padallim. Dhe ky është po aq problem për të gjithë.

Qoftë një opozitë e dëshpëruar që e sheh se nuk ka sy për qase dhe si e humbur që e humbur është, bredh me llampën e Aladinit dhe i thotë kujtdo “hap gojën, çfarë do?” ashtu edhe një mazhorancë që e ka fitoren në xhep (për meritë të saj apo/dhe kusur të opozitës) dhe monopolizon pushtetin gjatë, nuk janë ogur i mirë demokratik.

Vëndi ka nevojë për rotacion por opozita e dogji sërisht këtë shans, jo vetëm për vete por dhe për demokracinë. Shpresa e vetme mbetet një ligj i ri zgjedhor me gurin e arrën tek votuesi.

Share This Article
15 Comments
  • Asnje has presje nuk i heq. Luli na ofron nje ndryshim per keq dhe jo nje alternative më të mirë. Ky eshte problemi. says:

    100% dakord.

    • Po po , meqense tha ky sharlatani i Shkrimit dhe do pyesim kete tani
      ke te mbajme ne krye te Opozites

      Ti mor bajge e shkrimit, shiko ate halene tende , se Opoziten jane njerez te tjere qe e zjgedhin

      Dhe qe ta kuposh o hajvan i ketij artikulli,nuk ka rendesi fare
      kush eshte ne krye te Opozites, rendesi ka Programi i Opozites

      Dhe programi i kesaj Opozite eshte i shkelqyer, per te hequr vargojte e
      Varferise qe Rama ja ka hedhur ne fyt Shqiptareve me taksat e tij te larta
      dhe me vjedhjet e tmerrshme qe ju ben parave te
      taksapaguesve Shqiptare

      Kjo Opozite do te uli direkt qe diten e pare Cmimin e Karburantit ,
      me 240 leke, si dhe do te uli edhe cmimin e dritave ne 30 % .
      dhe kjo do jete nje ndihme e menjehereshme ,
      per cdo individ Shqiptar dhe familje shqiptare , sidomos per te varferit

      Pastaj do nderpriten koncesionet kriminale dhe tenderat korruptive qe ju vjedhin shqiptareve qindra miliona dollare

      Pra keto gjera kane rendesi, nuk kane rendesi emrat dhe pordhi kali qe thote ky artikull-shkruesi

      Sepse cdo gje ka lidhje me Ekonomine, jo me gje tjeter,
      dhe ne kete drejtim
      Programi Ekonomik i Opozites eshte i shkelqyer ,
      sepse i heq duart e hajdutit Rama nga xhepat e Shqiptareve te te gjitha shtresave

      Ndaj duhet qe te gjitha votat te shkojne per PD dhe LSI ( Numrin 9 dhe Numrin 6 )

      Ne kete menyre do te shpetojne te gjithe nga varferia ku e ka zhytur Shqiperine Edi Rama ,
      ky hajdut
      i ndyre dhe antishqiptar i tmerrshem , i cili ju sherben interesave kriminale te Serbise se Vucicit

      • Budallenjte e PS jane si kelysh besnike qe nuk dijne c’eshte
        mireqenia e familjes se tyre

        Por dijne vetem te zvarriten tek kembet e hajdutit te Surrelit
        i cili i vjedh per dite,
        ne drita
        ne karburant , ne taksat e te ardhurave

    • Z.moderator,mos censuro komentin !
      Mos u bej pjese e propagandes gebelsiane kunder demokracise ne Shqiperi!
      Mos kjini frike nga mendimet ndryshe,se i sherbeni diktatures e jo popullit shqiptar!

  • Demi qe i bene vendit llumi ne PD eshte katastrofik keto 30 VJET e sikur te mos mjaftoje del ky tipi Basha qe ben sikur ka lindur dje e tregon perralla e bredh tamam si Aladdini me llampen magjike e premton dhe nderkohe dhe tersellon kedo qe nuk futet ne rresht…. u velem me ato klishete medemek tua tregojme vendin me vote! Duhet drejtesi sa me pare per mullarin e abuzimit 30 vjecar, jo llogje kavaje, te presim SPAK…

    • Per mendimin tim, duhet te ndahet Partia nga Pushteti. Pra i fitove zgjedhjet? Shume mire. Qendro ne parlament dhe kontrollo ligjet. Ministrat zgjidhen nga fusha profesionale sipas karrierave dhe meritokracise. Kryetari i partise fituese jo-kryeminister.
      Qellimi eshte qe te largohen nga politika materialistet e pushtetit.

  • Plotesisht dakort me kete analize perfekteE vetmja gje qe nuk preket ne analize,por qe pershkruhet ka te beje per mendimin tim,se kjo e ashtuquajtur parti nuk ka te ardhme dhe nuk mund te reformohet,sepse ne kupolen e saj nuk ka politikane te mirefillte qe respektojne rregullat e demokracise,por ka gangstere politike,qe u gjenden ne vendin e duhur ne kohen e duhur dhe meqenese ia arriten te hedhin ne dore kete parti, me pas vendosen rregullat e tyre te omerta-se ndaj krimit e korrupsionit,duke filluar me vrasjen e paramenduar te Arben Brocit ne shkoder me qellim qe te akuzonin partine socialiste.Dhe me pas kjo bandoparti e kryekriminelit serbo-shqiptar Berisha ,e vene totalisht nen hyqmin e tij eci ne vrazhden qe ai diktonte dhe kurre asnje tjeter nuk mundi t’i dilte perballe,sepse do perfundonte si Pashkua apo Olldashi me vone.Edhe Azem Hajdari qe ishte ai qe ishte dhe qe i dilte kunder ,per aresyet e tij dhe jo se ishte me i mire se a,kur erdhi puna e asgjesuan dhe akoma dhe sot fajtori i vertete nuk eshte gjetur e denuar. Ne te ashtuquajturen parti Demon-kratike mbizoterojne ligjet e mafies dhe kush nuk i zbaton ato ligje perfundon ne kanal i vdekur.Kush nuk e ka kuptuar kete pas 30 vjetesh ose eshte qorr dhe i lene nga trute ose nuk do ta kuptoje.Ligji ne ate parti behet nga Berisha dhe emri i tij eshte i ndaluar “me kanun” te kritikohet e te diskutohet,eshte si Luigji i XIV ne France dhe kush ben mekatin te merret me te eshte i denuar te shkaterrohet.Nukl e shikoni qe kuadrot kryesore te kesaj partie,te perndjekur qe andej,si Patozi,Xhozefina apo te tjere perpara tyre si Eduard Selami,nuk e shqepin gojen perpara tij,edhe pse dine shume gjera per te e per “ligjet e pashkruara” te partise meme dhe flasin per gjithcka e per cdo gje ,por vetem per te jo.Ai eshte Ikona e paperlyer e Panajias ne ate parti,pavaresisht se e kapin te gjitha nenet e kodit penal dhe nuk ka marre deri tani as nje gervishtje dhe gte paren gje aqe beri ,pasi erdhi ne pushtet,eshte te pastroje dosjen e tij te zeze…agjenturore e te asgjesoje apo te syrgjynose te gjithe ata qe kane dijeni per te,pervec Baba Takut,i cili di shume gjera per te…!Ndaj kjpo bando[parti nuk ka mundur dhe nuk do te mundet kurre te jete shumice ne kete vend,[pa u pastruar nga kupola e sotme e saj,sepse te gjithe me radhe ata qe gjenden rreth Berishes e Bashes,po t’i marresh nje e nga nje jane kush me shume e kush me pak te inkriminuar ne krim e korrupsion dhe kane luajtur role te ndryshme ne skandale te ndryshme sipas radhes.E vetmja zgjidhje per demokratet e thjeshte eshte votimi i partizave qe kane bere ish drejtuesit e kesaj bande si Murrizi,Patozi,Rudina,Xhuzi, qe i kapte dikur socialistet per zhelesh ,apo parti te tjera me pak te njohura dhe bashkimi i tyre neser ne nje parti me te vertete demokratike rreth demokrateve te ndershem si puna e Ibsen Elezit ne Kukes,ne nje parti me rregulla e norma normale,pa patur ne radhet e tyre brigante te tipit Berisha-Lyli,qe i kane lyer duart kushedi sa here me gjak,duke marre me vete ne kete veper makabre dhe Gazin ne Elbasan apo tipa dallkauke antidemokratike e te degjeneruar si Paloka,Noka,Mziu,Salianj-Duma,Balliu apo Mesila Palma… e te tjere bandite te kallepit te tyre.Dhe koha per kete do te jete pas humbjes se radhes se neserme,nese duan me te vertete qe te mos e shohin Edi Ramen te dale ne pension ne krye te partise socialiste ne pushtet!

  • Ore kafshe, pozita nuk eshte monopol i askujt. Opozita eshte popull qe e mbeshtet partine qe e perfaqeson. Nuk ja heq dot ti te drejten te ekzistoje. Kriminelet nuk duhet te jene te ligjshem. Kjo eshte ceshtja.
    Monopoli kthehet ne menyre sundimi te atyre qe zoterojne mjetet e sundimit. Kjo vlen me teper per pushtetin sesa per opoziten.
    Cjane keta njerez qe e kapin problemin nga bythet dhe jo nga koka.
    Luli ne shtetin shqiptar eshte bytha. Koka e krimit eshte Ramuti. Ai ka monopolin e sundimit si diktator.

  • Z Duka I gjithe artikulli juaj permblidhet ne 2 rjeshtat e fundit
    Vëndi ka nevojë për rotacion por opozita e dogji sërisht këtë shans, jo vetëm për vete por dhe për demokracinë. Shpresa e vetme mbetet një ligj i ri zgjedhor me gurin e arrën tek votuesi.

    Pra ju shihni si shpetim ROTACIONIN dhe ndryshimin e kodit zgjedhor pra keta 4 vjet te qendroje perseri Rama dhe pastaj keta politikanet tane qe nate e dite mendojne sit a permiresojne jeten e njerezve do ta kuptokne se kane bere gabim qe kane pranuar kete system zgjedhor dhe te penduar do ta regullojne me system mazhoritar
    Z Duka ketu tek ne jane bere lloj e lloj eksperimentesh me kodet zgjedhore mund te behen edhe shume te tjera , por nese nuk ndryshon thelbi I VJEDHJES SE VOTAVE apo qe te filloje ndeshkueshmeria nga sistemi gjyqesor per shkeljet zgjedhore ketu nuk do te ndryshoje asgje
    ZGJIDHJA nuk eshte as ROTACIONI as ligji zgjedho dhe boll me keto artifica per te manipuluar shume trashe opinionin public
    nje pyetje e thjeshte kam more z Duka . Aje i kenaqur me gjendjen e Shqiperise ne keta 30 vjet ku gjysma eshte e PD dhe tjetra gjysem eshte e PS , kjo eshte thjesht nje pyetje retorike , te ciles njerezit e zakonshem qe nuk perfitojne nga politika , por nga mundi i punes se tyre te ndershme i pergjigjen THJESHT , KETA VITE I KA MARRE DERQI , ndersa ju jeni i kenaqur nga reth 16 vjet qeverisje e PS , nese do te ishte keshtu ne gjate ketyre viteve duhet te kishim ngritur mireqenjen ( jo te politikaneve , oligarkeve apo KAZANIT te trushplaresve opinioniste) te mases se popullit, te ulej korrupsioni , borxhi publik . rritjes se shpreses dhe per pasoje mos shtimit te numrit te azilkerkuesve qe per numrin e popullsise ne vijme pas Sirianeve dhe te gjitha keto tregojne se gjendja nuk eshte roze , mendimi juaj eshte ekzkluzive e juaja , por ju nuk jeni nje njeri anonim , por nje opinion beres dhe si i tille eshte e turpshme nese ju e quani veten intelektual dhe beheni pjese e cimentimit te establishmentit te kalbur , sepse nje intelektual qe e do vendin ne radhe te pare duhet qe ne opinionet e tij per njerezit e zakonshem te jete pishtar ( promete) qe sjell drite ne eresire dhe jo te kunderten ( sic po beni jo dhe kompania juaj e puthadoreve nga te 2 anet e llogoreve) dhe kjo eshte e turpeshme
    Nga intelektualet e vertete qe perhapin iluminim PRITET QE POPULLIT TI TREGOHET RRUGA E SHPETIMIT nga kjo gjendje e deshperuar ku nuk shihet ( fale jush dhe te tjereve si ju) drite ne fund te tynelit dhe rruga e shpetimit eshte VOTIMI PER 2 FORCAT E REJA ( TE VETMET TE REJA) THURJA DHE VETEVENDOSJA dhe boll me te keqen me te vogel qe sipas jush eshte PS te gjitha partite PD PS LSI PDIU REPUBLIKANE etj jane vec ca vagona te lokomotives se ndryshkur qe DUHEN HEDHUR PER SKRAP DHE MOS MBETEMI PERJETESISHT NE GRACKEN E KRIJUAR ME MJESHTERI NGA KJO KLASE E NDYRE POPITIKE

  • Dalja ne opozite ,apo pozite percaktohet nga vota.Pra nuk eshte ceshtje deshirash partiake.Rotacioni,Shume llafe behen per kete.rotacioni behet cdo 4 vjet sipas vullnetin te zgjedhesve. Nje parti mund te qendrojne 3 mandate dhe ky eshte rotacion.Eshte paraqitur para zgjedhesve dhe ata me vullnetin e tyre e rizgjedhin.Nuk do te thote se vetem dy mandate dhe te paaftet ,nuk po them fjale tjeter,psh autoret e 1996,1997,1998,2011,me falni se harrova gerdecistet,domosdo duhet te vine ne pushtet ,pa vullnetin e zgjedhesit.Ky eshte kompromis politik ne kurriz te zgjedhesve,pra te popullit.kujtoni debatin e fundit per reformes zgjedhore.U shtrua linja per organizma te pavarur nga politika ne administrimin e zgjedhjeve.sa u krijua i ashtuquajturi keshill politik dhe cdo gje u sabotua.Sepse sic tregojne faktet ,po sabotohen zgjedhjet.Iu hap rruge organizmave paramilitare gjoja per kontrollin e votes.sot ka lajm e se komisioneret e partive terhiqen,vonojne furnizimin.cili eshte qellimi?sabotimi me te gjitha mundesite i zgjedhjeve.sot nje lajm tjeter ,hap perpara drejt perpjekjeve per grusht shteti ,per nje 1997 te mundeshme.presidenti do te dekretoje “policine presidenciale”me ato Grupet e fameshme te sigurimit te votave.”Dje ka kerkuar ruajtjen e tij fizike nga keto forca.A nuk te kujtojne keto organizimet e ruajtjes fizike te sali Berishes ne 1997?Mos valle ,nen preteksin e ruajtje se rendit ,ilir meta dhe sali Berisha po pergatisin kushtet per perseritjen e 1997?pra thelbi eshte ky:-ose do na jepni pushtetin ne tavoline ,ose e marrim me force,me dhune.ky nuk eshte rotacion.ky eshte grusht shteti.pasojat?I Dini.Si ne 1997 nje 4 a 5 mije te vrare.Rreshkitja e shqiperise ne humnere ,jo ne lartesine e BE.Ne BE nuk shkohet me grusht shteti dhe rehabilitim te bandave fashiste te financuara nga Rusi dhe Beogradi.

  • 8 vjet qeverisje deshtimi kudo e ne gjithcka bejne qesharak analiza e sterhollime me alibi opoziten.
    8 vjet pa rritje pagash per sektorin buxhetor! (opozita e ka fajin per kete?)
    Qeverite kane nje tregues – Ekonomia.
    Borxhi Publik, treguesi me kokforte i nje ekonomie, me i larti ne 30 vite ka alarmuar FMN e BB qe shume here kane bere thirrje per stop te PPP-ve.
    Borxhi i Jashtem per vitin 2020 u shtua me plus 1 Miliard Euro.
    Pensionistet e Shqiperise mbajne mend ne 8 vite vetem nje shtese pensioni, 300 leke te reja para 1 muaji.
    Ato qe marrin asistenca e perkrahje, ne 8 vite asnje kokerr leku shtese.
    Ekonomia shqiptare sot vuan kolapsin e deshtimit. Para kesaj ato analiza me opozite jane krejt qesharake.
    Qeveria Rama eshte qeveria me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe nga qeveria Carcani.
    Asnje qeveri nuk mbahet dot ne kembe me ekonomine ne krize! Nese e tentojne kete, rrezohen nga protestat.

  • Ngado ta rrotullojme diskutimin, duhet te themi qe kur ske miell do hash krunde. Me nje fjale kur themi qe PS eshte “krunde”, cfare emri do i japim PD-se te karagjozit me kollare me emrin Lul-e?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *