Shqipëria dhe BE kanë mbajtur mbledhjen e tetë të Stabilizim-Asocimit.
Kjo mbledhje, në të cilën merrnin pjesë katër ministra, është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësueses së BE-së.
Deputetët e opozitës nuk kanë qenë dakord me formatin dhe janë ankuar se nuk po iu lihej kohë e mjaftueshme për të dhënë argumentet e tyre.
Mediu: Të mos dëgjojmë vetëm sukseset.
Bumçi: Për herët të parë në 10 vjet kemi 4 ministra që i drejtohet këtij Komiteti. Ne mendojmë se ky nuk është format i duhur dhe i balancuar.
Përfaqësuesja e BE, Macovei: Përdoreni për pyetje këtë kohë.
Balla: Ka 10 vjet, jo kur është firmosur por kur ka hyrë në fuqi Aldo, se ke qenë edhe ministër i Jashtëm Aldo.
Blushi: Luks i madh që kemi një opozitë që s’ka pyetje.
Bumçi: Zonja Macovei, dua të më kuptoni, duhet të na lini edhe neve të flasim rreth çështjeve tona.
Macoveri: Ne e nisëm konferencën dhe takimin në kohë, bëni pyetje.
Bumçi: Kjo s’ka ndodhur kurrë, duam edhe ne të drejtën tonë për të treguar këndvështrimin tonë. Siç bëri mazhoranca.
Macoveri: Nëse doni debat atëherë bëni pyetje.
Bumçi: Duam që sot t’i japim çështjet tona

Titulli eshte gabim.
Opoleshi perplaset me perfaqesuesen e BE-se, i pergjigjet salesheve me mire.