Opozita proteston sot pasdite, policia përforcon masat në terren

Ornela

Policia e Shtetit duket se do të kalojë në plan më të përforcuar pasditen e sotme, për protestën e 5-të kombëtare të opozitës së bashkuar.

Ndryshe nga më parë, në terren do të jenë 1700 forca policie për mbarëvajtjen e protestës.

Opozita e bashkuar ka thirrur sërish sot shqiptarët në protestë, e cila pritet të mbahet në 18:30 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
facebook bayilik
Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Gjithashtu efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska kundragaz.

Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar çdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik.

Turmat do të monitorohen nga godinat e larta, nga forcat RENEA dhe efektivët e gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

Në gatishmëri do të qëndrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shëndetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse me të.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Ore si ka mundesi nje plak matuf si Sali Berisha te bej gjithe kete zhurem. O sali kopili shqiperia eshte e shqiptareve nuk eshte jotja te besh c’ fare te duash ti. Ti e shkatrrove per 30 vjet, c’fare do me?

    • Pirdh ti pirdh se e ka “fajin saliu”nje kal i ngordhur,Njerezit nuk kane te hane buke,vidhen diten per diell,ju akoma justifikoheni me Saliun,se njerezit qe dalin jane budellej e s’dine c’kerkojne

    • Bravo - Bllokoni rruget per te kryeministria - Ndaloni turpin qe keta po krijojne - Bllokoni molotovet dhe shashska apo kapsollat says:

      Bravo, kjo eshte ajo qe duhet te beni. Ndaloni cdo makine qe mund te sjelle molotov dhe shashka. Plus kontrolloni njerezit per arme apo mjete te tjera vrastare. Sepse keta do te vrasin njerezit e tyre per tja u hedhur Edi Rames dhe Lleshajt.

  • Policia eshte e Detyruar te tregoje Forcen e Ligjit.Boll me manovra ne XUNKTH.Frymezuesit e Protestave te Dhuneshme duhen Hapsanosur.Atehere do te shikoni se si do te behen :SI NUSE ME TEL

  • Eshte veshtire te thuhet se me cilen ane eshte Gazeta Dita! Me vrsesit si Saliu dhe Luli me Liken dhe Monen apo me ligjin shqiptar te tubimeve? Gazeta Dita nga me e respektuara eshte bere si Lapsi.al i Andit dhe ka importuar komentuesit gjysemanalfabete! urime medioker!

    • Po ty kush te eksportoj te gazeta Dita o “mendje ndrituri ”
      Bythelepires i Ripjerdhjes te qeverise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *