Opozita ruse bashkohet kundër Putinit

redaktor

Pas vitesh të tëra lufte të brendshme, opozita e fragmentarizuar ruse ka vendosur të bashkojë forcat përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit që vjen. Në mesin e partive që do të garojnë me një platformë të përbashkët, është edhe ajo e disidentit Boris Nemtsov, i vrarë në 25 shkurt përpara mureve të Kremlinit.

Të rreshtuar në këtë bllok opozitar janë edhe dy prej kritikëve më të egër të Vladimir Putinit: ish-kryeministri Mikail Kasionov dhe blogeri i paepur i anti-korrupsionit, Aleksei Navalni, dy herë i dënuar prej pushtetit aktual për shpërdorim fondesh, çka ai vetë e mohon me forcë.

“Po flasim sot për konsolidim të vërtetë të opozitës në Rusi. Fakti që dalim me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme do të thotë se opozita është vërtet e bashkuar”, tha Kasionov.

Partitë akuzojnë sistemin autoritar të Vladimir Putinit se e ka nxjerrë jashtë loje opozitën, ka rrënuar ekonominë dhe e ka zhytur vendin në konflikt me ndërhyrjen në Ukrainë. Ata thonë se fati i Boris Nemtsovit është dëshmia më e qartë e mosfunksionimit të shtetit ligjor. Putini sërish mohoi çdo përfshirje në vrasjen e armikut të tij, të cilën madje e dënoi ashpër në komunikimin maratonë të së enjtes me publikun.

“Ishte një ngjarje e turpshme. Këto lloj vrasjesh janë tragjike dhe të turpshme”, tha Putini.

Pas 15 viteve të Putinit në pushtet, herë si kryeministër, herë si president, partitë e margjinalizuara të opozitës ruse sot nuk kanë asnjë përfaqësim në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Duma, dhe tani duken të vendosura të bëjnë ç’ është e mundur për ta ndryshuar një gjë të tillë.

Share This Article
5 Comments
  • Hajde per hajer qofte !
    Me kembe te mbare !

  • Putin, njeriu qe i dha dinjitetin e neperkembur Rusise,
    Opozita, pjesa qe e ka zhvatur pasurine e kombit rus, qe shiti interesat e vendit ne perendim dhe tani mundohet te marre edhe pushtetin, gje qe mendoj se nuk ka per te ndodhur kurre.
    Rusia eshte nje komb vital dhe do te ringrihet ne nje nivel me te larte.

  • Ku i fut hundet hamerrika keshtu ndodh, fillojne krimbat e levrijne, me pak doze bio te tyre keta krimba zmadhohen ne kohecrekord. Dhe perfundimi eshte shkrumb e hi, shkaterrim total i vendit, vdekje masive e popullsise se pafajshme, gllaberim i burimeve natyrore skllaverim i gjithe popullsise!mos harronu se cfare bene me shqiperine, me jugosllavine, me afganistanin,me pakistanin,me libine, me sirine me jemenin me irakun! Dhe pasojat e tyre jane te pasherueshme perjetesishte, skllaverim modern =perendim me koke kucedre(hammerrike)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *