Opozita shtron çadrat në qendër të Prishtinës

redaktor

Qendra e Prishtinës është pushtuar mbrëmjen e së martës nga opozita. Aty janë ngritur çadrat dhe protestuesit thonë se do të qëndrojnë me ditë të tëra deri në largimin e qeverisë.

Sipas mediave të Kosovës kjo protestë pritet të zgjasë të paktën deri në 27 shkurt, kur është lajmëruar një protestë e madhe e opozitës.

Të pranishëm gjatë mbrëmjes ishin në shesh edhe e kryetarët e partive opozitare, Visar Ymeri, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.

Të premten pritet që në Kuvend të votohet për Presidentin e ardhshëm dhe Hashim Thaçi është kandidatura e vetme.

Ende nuk ka një strategji të deklaruar të opozitës për bllokimin e punimeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *