Opozitarin Basha e kthjellojnë vetëm “shpullat e babit”

Elton Tafaruci

Lulzim Basha, prej 3 vitesh në krye të Partisë Demokratike, është kandidati zyrtar i opozitës për Kryeministër, nëse kjo e fundit do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Prej 12 vitesh në Partinë Demokratike, nga të cilat 6 vjet pjesë e Qeverisë dhe 4 vite Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është profilizuar si një politikan me ambicie të fortë, por ende nuk është profilizuar si lider i partisë më të madhe të opozitës, shkruan Citynews në një profil për kreun e PD.

Ndoshta prania e ish-liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha, dhe aktiviteti intensive politik prej tij, mund të përbëjnë një pengesë në atë që Lulzim Basha të arrijë të ketë autoritetin e një lideri partie, ose të arrijë t’u imponohet strukturave partiake, duke i mbledhur ato.

KOP

Lulzim Basha u shfaq në PD në vitin 2004, pak muaj përpara se të krijohej KOP-I, një strukturë kjo që me shumë zgjuarsi u ngrit nga Sali Berisha, duke krijuar idenë e hapjes së partisë ndaj elementëve të rinj. Madje në këtë strukturë u përfshinë edhe ato që u vetë-quajtën liberal-demokratë, ku përfshiheshin disa të rinj, që më së shumti komandoheshin ose serviloseshin shumë më kollaj apo shumë më tepër se çdo kush tjetër në PD.

Përkrah shumë emrave, deri në atë kohë të panjohur, Basha spikati dhe ndoshta u piketua që në ato
momente si pasardhësi i liderit historik të PD-së. i angazhuar si koordinator mes KOP dhe PD, kreu aktual i demokratëve, shumë shpejt arriti të mediatizohej, duke pasur avantazhin e elokuencës, por edhe faktit se konsiderohej si një i diplomuar jashtë dhe që mund të kishte një tjetër mentalitet, shumë më të përparuar se pjesa më e madhe e figurave që kishte PD në atë kohë.

Zgjedhjet 2005

Në 2005, Basha kandidon në një zonë elektorale në Tiranë, përballë Arben Ahmetaj, ndërsa zona konsiderohej në atë kohë si ndër përballjet më të vështira. Por jo në atë shkallë vështirësie sa Shijaku, ku kandidonte i ndjeri Sokol Olldashi, që kishte përballë një prej kandidatëve më potencialë të së majtës dhe me influencë shumë të madhe në Shijak.

 Ne qeveri dhe Rruga e Kombit

 Me fitoren e PD-së, Basha do të ishte një nga ministrat e saj, duke mbajtur detyrën e kreut të Transporteve. Nuk është se shkëlqeu në këtë detyrë, por meritat kryesisht i erdhën nga politika e ndjekur nga Qeveria Berisha, e cila shpalli si prioritet të sajin ndërtimin e rrugëve.

Koha në të cilën, Basha drejtoi ministrinë e Transporteve përkoi me nisjen e punimeve për Rrugën e Kombit, për të cilën kreu aktual i PD-së edhe u akuzua për abuzime me fondet, megjithëse çështja u mbyll nga Prokuroria për shkak procedurash, ndërsa Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë. Gjithsesi kërkesa e Kryeprokurorit të asaj kohe për heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës nuk kaloi për miratim, ndërsa dy vite më pas Theodhori Sallaku do të shkarkohej nga detyra.

 Ministria e Jashtme edhe  marrëveshja me Greqinë

Pas Ministrisë së Transporteve, Basha kaloi në krye të diplomacisë ku qëndroi për dy vite si ministër i Jashtëm. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria mori anëtarësimin në NATO, çka duket se sërisht kreut aktual të PD-së i buzëqeshi fati për të rreshtuar një tjetër sukses.

Por në kohën që ai ishte në krye të diplomacisë ndodhi edhe ajo për të cilën u konsiderua një skandal, nënshkrimi i një marrëveshjeje me Greqinë për atë që quhet falja e Detit. Madje, marrëveshja u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe për disa vite ishte një nga çështjet më të debatueshme në Shqipëri.

Gjatë kohës që mbante detyrën e ministrit të Jashtëm, Shqipëria nisi procedurat për liberalizimin e vizave, si dhe atë mbi statusin e vendit kandidat. Edhe për këto dy çështje, duket se ylli në ngritje i PD-së, sikundër quhej në atë kohë, duket se kishte “fatin në krahun e tij” (Lexo Berishën).

 Zgjedhjet 2009, Ministria e Brendshme dhe 21 janari

Në 2009, Basha drejtoi fushatën e PD-së në Elbasan dhe sërisht do të ishte në kabinetin qeveritar, por duke pasur në aleancë edhe LSI-në e drejtuar nga Ilir Meta. Në Qeverinë e re, Basha do të emërohej në postin e ministrit të Brendshëm, ku vijoi punën për liberalizimin e vizave, por këtë herë në aspektin teknik, garantimin e dokumenteve që konsideroheshin të një sigurie të lartë.

Për dy vjet Basha drejtoi këtë Ministri, ku iu desh të përballonte edhe protestën e dhunshme të ndërmarrë në atë kohë nga Partia Socialiste, ose siç njihet 21 Janari 2011, e cila u mbyll me vrasjen e 4 qytetarëve.

Protesta ishte pasojë e një video-skandali të publikuar ku protagonist ishin dy përfaqësues të LSI në qeveri, Dritan Prifti dhe Ilir Meta. Pas publikimit të video skandalit, i pari që ka vizituar Ilir Metën në zyrën e tij, që në atë kohë drejtonte ministrinë e Energjitikës, ishte Lulzim Basha, që mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Kryebashkiak i Tiranës

 Pak muaj pas 21 Janarit 2011, Basha do të merrte përsipër të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, ndërsa përballë kishte Edi Ramën, i cili pas 11 vitesh në detyrën e Kryebashkiakut, ishte shumë i konsumuar dhe ndoshta i mërzitshëm për qytetarët e Tiranës.

Megjithëse në krah kishte gjysmën e së majtës, Basha arriti të fitonte me vetëm 11 vota diferencë, një rezultat i dyshimtë, por që dukej se ndryshoi karrierat politike për secilin nga kandidatët. Rama tashmë kishte kohën e mjaftueshme për tu fokusuar vetëm në fitimin e zgjedhjeve parlamentare të 2013, ndërsa Basha forcoi pozitat e tij, duke thyer mitin se Tirana nuk mund të fitohej nganjë kandidat i qendrës së djathtë.

Por në 4 vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, Basha nuk la asnjë gjurmë, ndërsa rezultati i punës së tij, u përkthye me ndoshta rezultatin më të dobët që PD kishte marrë më parë në Tiranë. Në 2013 nga 32 mandatet që kishte Qarku i Tiranës, PD arriti të fitonte vetëm 13.

Në krye të PD-së

Humbja në zgjedhje, u pasua nga dorëheqja e liderit historik të kësaj partie nga çdo funksion partiak, dhe brenda 1 muaji, forca kryesore e opozitës zhvilloi një proces zgjedhor, ku humbi shansin, që tëpaktën njëherë të vetme, të kishte një garë reale mes kandidatësh dhe pa hije dyshimi.

Fletë votuimi me numër serie, anëtarë inegsistentë, ndërhyrje e fortë dhe kërcvënime publike nga lideri historik Berisha, treguan se Basha ishte paravendosur dhe procesi zgjedhor ishte një farë për ta legjitimuar në opinion publik se gjoja kishte garë.

Basha rezultoi fitues i zgjedhjeve, ndonëse jo me të njëjtat rezultate që fitonte lideri historik, megjithëse në ndihmë të tij, u regjistruan disa qindra, anëtarë të partie të tjera, që sot ndoshta ende mbajnë nga dy tesera partie në xhep, një të PD-së dhe një tjetër, ndoshta të LSI-së.

Era Basha

Nga Korriku i 2013, nis të fryjë era Basha në PD, ndërsa dukej se historia po përsëritej si në rastin e Edi Ramës. Basha ishte edhe Kryebashkiak dhe Kryetar partie, duke i mbajtur pothuajse dy vjet të dyja funksionet.

Qershori i 2015-ës do të shënonte humbjen e parë të Lulzim Bashës, ku veç Tiranës e cila votoi me mbi 40 mijë vota për kandidatin e së majtës, PD humbi pothuajse të gjitha Bashkitë e mëdha në vend, me përjashtim të Shkodrës dhe Lezhë. Në total PD e drejtuar nga Basha, fitoi vetëm 15 nga 61 bashkitë, megjithëse ky rezultat më pas u interpretua si një fitore në rradhët e demokratëve.

Por tashmë zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në prag dhe Basha do të përballet me sfidën më të rëndësishme politike, fitoren ose humbjen. Fitorja do të thotë që ai të marrë postin e Kryeministrit, ndërsa humbja të lërë postin e Kryetarit të PD-së.

Gjithsesi kjo e dyta ka pak gjasa të ndodhë, jo se shanset që ka PD për të fituar janë shumë të larta, por për faktin se terreni që po përgatitet në prag të zgjedhjeve, është ai që ashtu si edhe në vitet 1997-2005, edhe tani mund të përdoret e njëjta skemë, akuza drejt Qeverisë për manipulim zgjedhjesh, pastaj protesta dhe më pas çdo gjë harrohet.

Skemë kjo e përdorur nga Edi Rama edhe pas humbjes së zgjedhjeve në 2009-ën. Por nëse PD fiton, atëherë Basha mund të jetë i pari kandidat për Kryeministër, që ndërton një karrierë politike, pothuajse nën kujdesin e liderit historik të një partie, dhe që i hyn politikës pa pasur më parë asnjë kontribut në këtë forcë politike. Nëse analizojmë të gjithë Kryeministrat që ka pasur Shqipëria pas vitit 1997, të gjithë kanë një karrierë politike, që nis shumë herët, ndoshta që në rininë e tyre.

Në dallim prej tyre, Basha vjen si kandidat për Kryeministër me një karrierë 12 vjeçare, nga të cilat 9 vjet si ka pasur si pushtetar. Në 2004 u ofrua si figurë e re në PD, u kuoptua në forume, drejtoi 3 ministri, por askush sot nuk mund të faktojë se çfarë lidhje ka pasur ai me PD-në, përpara vitit që u ofrua si pjesë e KOP-it.

E vetmja gjë që është thënë vetëm njëherë, është ajo që ka qenë komisioner i kësaj partie, në 1992, vit në të cilin ai ishte vetëm 17 vjeç dhe zor se lejohej, që pa mbushur moshën 18 vjeç, të kishe të drejtë anëtarësie në komisione apo të drejtë vote.

Sot Lulzim Basha është kreu i PD-së dhe duket se në rolin e opozitarit është mjaft i mefshtë. Asnjëherë në asnjë rast nuk ka ccuar asnjë betejë në fund. Duket i fustruar dhe shpesh po etiketohet si një person që nuk e mban fjalën.

Shpall humbjet fitore dhe kauzat e politikanëve të tjerë në PD i rrëmben dhe i përdor personalisht. Dekriminalizimi nuk ishte një kauzë e tij por e shpallur nga Jozefina Toipalli dhe Sokol Olldashi, e rrëmbeu dhe gjithccka ka ngelur me largimin e vetëm një deputeti. Kauz dhe betëjë e fituar në opinion për Bashën dhe PD-së por asnjë rezultat.

Reforma në drejtësi një betejë që në fund nxori “babaxhan” Ilir Metën. Sot Basha kërkon qeveri teknike dhe mban një sy shkelur nga kreu i LSI-së i cili  publikisht ka thene se Basha gënjen dhe për orën, ndërkohë kreu i PD-së e pret si aleat.

Ende vetëm një vit në opozitë reale dhe me humbje në përballjen e parë elektorale, tani ka shumë pak kohë, zgjedhjet parlamentare janë afër dhe Lulzim Basha pritet të ketë betejën e tij, e cila shoqërohet edhe nga ankthi për trashëgiminë e PD-së. Fitorja e bën kryeministër, humbja pret më pas verdiktin e Berishës që duket shumë i pakënaqur nga i preferuari i tij për drejtimin e PD-së.

Vështirë që profili politik i Bashës të ndryshojë, ai tani është konfiguruar, përpiqet të shfaqet si europian, por shpesh sillet si “adoleshent i llastur” që e kthjellojnë vetëm “shpullat e babit”./citynews

Share This Article
3 Comments
  • Me ben pershtypje fakti, qe e dine , thuajse te gjithe , qe Lulezim Basha , ashtu si edhe Sali Berisha , jane agjenture aktive e Beogradit . Basha eshte servirur si politikan premtues , pikerisht nga Beogradi,mbasi kaloi disa prova te forta dhe e vuri nen mbikqyrjen direkte te agjentit me besnik te vet,Sali Ram Berishes.Keto te vewrteta , kaq domethenese , qe jane lakuar mjaft here edhe ne shtyp , analiste te ndryshem , dora e fshehte e sherbime\ve te huaja sekrete “nuk i vene re” dhe i anashkalojne , si pa te keq ,ne menyre qe te riciklohet nje tjeter Esat Toptan,per te vazhduar misionin e pa mbarur te paraardhesve.FYTYRA TE NEVERITURA !

  • Mos denimi I lulsal bashberishes eshte lapidary qe adminstratat amerikane dhe europjane po I bejne enver hoxhes:

    a keni harruar o birbo te shtypit kur lul bashici me pashaporte fallco..I maskuar me nje antropolog si inxhinier rrugesh me makine me targa fallco…HYRI NE SHQIPERI NGA KOSOVA PER TE HAPUR DOSJEN E SHTEPISE VERDHE..

    HARRUAT QE KY XHAFERR DEVE JUNIOR HOQI TABELEN E 4 SHKURTIT 1944 DHE VURI ATE TE IBRAHIM RRUGAC-MILLOSHEVIQTI

    KY ESHTE FAKE – MINISTER I BRENDSHEM VRASES 1 21 JANARIT

    KY ESHTE FAKE – MINISTER I PUNEVE TE JASHTEME TRADHETAR I DETIT JON

    KY ESHTE FAKE – MINISTER I TRANSPORTIT QE VODHI ME TE TJERE MBI GJYSEM MILJARDI DOLLARE

    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 320 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. .

    KA MENYRA TE TJERA TE NDERUAR QE TA BENI ENVER HOXHEN NJE NGA BURRAT ME TE MEDHENJ TE GLOBIT..SE PASKA PATUR NEJ POPULL DHE GLASE POLITIKE KAQ TE NDYRE QE NJE PLAY BOY SI LUL BASHICI PO URINON MBI VIKTIMAT E TIJ ME BOLET E EDI RAMES DHE DONALD LULESHIT

  • AUTOPSIA
    E NJE KRIMINELI
    QE DUHEJ TE ISHTE NE BURG TE PERJETSHEM..

    OSE LULI DUHEJ TA HANTE GJYSMEN E LEKUT NE LULE TE BALLIT NGA HASMIT E TIJ

    Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
    Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten DITA kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL……ECT

    A mos fuqia e ketij krimineli eshte te pika 2..e asaj pashaporte magjike me arome beogradi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *