Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Nuk ja vlen ta fusësh në burg Saliun, se e bën hero kot pastaj! Pastaj, drejtësia është komplet në dorën e tij. Berishës do t’i dhembë shumë më tepër po u fut në burg ndonjë nga fëmijët e tij për korrupsion, sesa për veten e vet. Lëreni plakun gjakatar të marrë dhe dinak, të jetë i lirë, por pa pushtet, se ashtu vuan më shumë ai. Po edhe për ndonjë Bode, po u fut në burg, nuk i dhemb aq shumë PD-së!
Partitë tek ne, pasi bëjnë zullume, krime dhe korrupsion kur janë në pushtet, duhet të vetëpastrohen nga forumet e tyre, kur kalojnë në opozitë. Mirëpo kjo nuk ndodh, sepse klani mëkatar që rri në krye të partisë, e ruan me çdo kusht pushtetin në parti, pikërisht për të mos u ndëshkuar dhe për të përfituar përsëri në të ardhmen. Fatkeqësia më e madhe është se ky klan e quan veten “opozitë”. Në fakt opozita duhet të jetë brenda partisë, që të pastrohet partia nga banda kryesore 7-8 vetëshe berishiste, pastaj, pasi ta ketë bërë këtë, PD-ja mund ta quajë opozitë. Se deri tani është në opozitë me popullin, dhe jo me Partinë Socialiste.
