Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Foli Basha me pathos lidershipi, por pa ngjallur jo më emocione, por asnjë lloj interesi. Së pari edhe nga pikëpamja recitative linte për të dëshiruar. Notat kreshendo me sa duket ia lëndojnë kordat zanore. Them që nuk duhet t’i provojë pasi ka dështuar disa herë. Problemet që ai ngriti për pushtim të ca tokave e vjedhje pa document, na janë bërë vërtet të neveritshme. Në rast se z.Basha nuk beson në një prokurori apo në një drejtësi që e ka ndërtuar vetë, del se vetë ai është i çoroditur. Si nuk arrin të kuptojë se ç’dëm po i sjell vetes e partisë së tij? Por edhe ne tjerët jemi të dëmtuar pasi një opozitë serioze është shumë e nevojshme për një qeverisje më të mirë. Disa herë ai përmend shprehjen – kjo qeveri është e rrëzuar. Po kush do ta rrëzojë? Rrëfenjat me thashetheme të kryetarit opozitar? Asnjë lloj vizioni nuk shprehet në persiatjet apo në të hedhurit baltë kundër gjithkujt që punon në Shqipëri. Fjalët në ajër e prej grindaveci nuk mund të rrëzojnë asnjë lloj qeverie në botë. Arsyeja është fare e thjeshtë. Shume pak kanë mbetur ata që e besojnë. Megjithatë unë si qytetar dua t’i bëj një pyetje z.Basha. Unë sot marr një pension prej 15.600 lekësh. Sa do ta bësh pensionin tim ti qeveritar i ardhshëm? Mund t’i bëjmë edhe shumë pyetje të tjera zotërisë po a ja vlen?
Me këtë mënyrë të të bërit opozitë do të jetë tepër e largët dita që të marrësh pushtetin. Ti jo e jo, por as ata që do vijnë pas teje në krye të PD e që do të kenë këto mend. Profeti.
