Opozitën që s’bën Basha e bëjnë gazetarët! Sejamini e pyet për rrugët e pabëra, Rama e mohon

Rovena Cerka

 

Ndërsa zgjedhjet po afrojnë dhe retorika e Kryeministrit Rama po ashpërsohet gjithnjë e më tepër, duket se gazetarët po i bëjnë “opozitën” që nuk bën kreu I opozitës.

Gjatë një interviste në emisionin “Me pak Fjalë” të gazetarit Neritan Sejamini Ramës I është kërkuar llogari për investimet e qeverisë në infrastrukturë.

Sejamini i tha se gjatë qeverisjes së tij është marrë shumë borxh, por pak është investuar në insfrastrukturë.

Ai i tha se në 8 vite vetëm dy rrugë janë kryesore, të tjerat janë dytësore.

Rama kundërshtoi duke listuar investimet e Rilindjes, teksa tha se qeveria e tij ka bërë më shumë në infrastrukturë se çdo qeveri tjetër.

Pyetje: Keni marrë borxh 3.7 miliardë euro dhe jeni qeveria që keni bërë me pak investime në infrastrukturë në rrugë porte apo aeroporte. Pse keni vendosur që investimet t’i çoni në fusha të tjera dhe jo infrastrukturë, fushë që shton dhe rigjeneron ekonominë?

Rama: Ne nuk kemi bërë më pak, por më shumë, jemi qeveria që kemi investuar më shumë se sa çdo qeveri i mëparshme. Kemi investuar në disa rrugë të nisura prej tyre, më shumë se sa vetë ata kanë investuar.

Sejamini: Kam përpara listën e rrugëve që keni ndërtuar ju, dhe vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë rrugë dytësore. Përveçse Rruga e Elbasanit dhe bypassi i Fierit, që janë rrugë të mëdha, të tjerat janë dytësore.

Rama: Është Rruga e Pogradecit.

Sejamini: Është zgjerim, rindërtim.

Rama: Rruga e Arbrit.

Sejamini: Është koncesion privat, është vazhdim i asaj që nisi më herët.

Rama: Është projekt i ribërë nga e para. Janë 7 ura të ndërtuara nga buxheti i shtetit. Pjesa që lidh poshtë rrugën e Kombit, rruga që lidh Milot-Lezhën. E vërteta është që janë shumë, autostrada Durrës-Lushnjë-Fier është financuar nga ne dhe pjesa më e madhe e punës është bërë në qeverisjen tonë.

 

m.m/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Rruga e Lumit te Vlores nuk ka mbaruar,Rruga e Arberit nuk ka mbaruar,Rruga Qukes-Qafe Plloçe nuk ka mbaruar,Rruga e florinjtë Miliot-Fier nuk ka mbaruar…..

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    • Sepse pagoi rruget e Salikriminelit tend qe ti i lepin sumen vulnetarisht, sepse ra termet, sepse ra pandemia….apo keshtu ke mare instruktazh shqupisi qe te fitosh byrekun + uje + $ 150 ne muaj. Ptu, rrace e keqe. Nga ju nuk vjen PD ne pushtet se jeni bere si debila dhe cfare nuk villni neper porthale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *