Për ata që e kanë problem të zgjohen, në treg janë hedhur orët e përkryera, Tocky dhe Clocky.
Për të gjithë ata që shtypin shpesh opsionin e dremitjes, gjë që e bëjnë 40% e njerëzve, janë krijuar orët lëvizëse.
Pasi bie zilja e alarmit, këto orë hidhen dhe rrotullohen, derisa t’i kapni dhe t’i ndaloni.
Në këtë mënyrë, ngriheni nga shtrati dhe e keni më të vështirë të flini sërish.
Ndërkohë që Tocky hidhet në vend kur bie alarmi i caktuar, Clocky është edhe më i vështirë, sepse ka rrotë dhe ikën nëpër dhomë.


