Në muajin mars të këtij viti gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi ose “Tom Kuka” siç njihet me emrin e artit, botoi librin e tij të fundit me titull “Flama”.
Një libër, i cili siç e ka përshkruar autori është shkruar në kohën e karantinës dhe ndoshta për këtë fakt ka edhe këtë titull.
Por një tjetër libër, e ka çuar shkrimtarin në festivalin Pasaggi të mbajtur në Itali këto ditë.
Faqja e festivalit i cili njihet ndryshe edhe si Sanremo i Librit ka njoftuar në rrjetet sociale se Enkel Demi do të jetë nesër prezent për të folur mbi librin e tij “ Ora e lig”. Libër i cili fitoi çmimin e Bashkimit Europian për letërsinë pak muaj më parë.
“Nesër, e enjte, 24 qershor, mos e humbisni takimin me Tom Kuka, fitues i çmimit të Letërsisë së Bashkimit Europian, i cili do të jetë mysafir i “Pasaggi Festival” dhe do të prezantojë librin′′ Ora e lig′′, dialogun me Ledia Mirakajn dhe Carolina Lacucci. Shihemi në orën 23:00 të mbrëmjes në ish-kishën San Francesco!’-shkruhet në faqen e festivalit.
Festivali i përvitshëm i librit “Passaggi Festival”, i cili mbahet në qytetin Fano të Italisë, këtë vit titullohet “Europa/Mesdheu”, ku i është kushtuar edhe hapësirë e veçantë letërsisë ballkanike.
Festivali i drejtuar nga gazetari i kulturës Giovanni Belfiori është duke u zhvilluar dhe do të zgjas deri në 25 qershor.
Këtë vit, janë prezantuar katër vepra letrare, nga katër autorë ballkanas; 2 serbë dhe 2 shqiptarë, ndër të cilët spikat edhe emri i shkrimtarit Tom Kuka, pas të cilit fshihet gazetari Enkel Demi, me veprën “Ora e Ligë”.
Siç njoftohet edhe nga faqja e festivalit, përgjatë prezantimit të librit, autori pritet të ketë një diskutim për veprën me përgjegjësen për sektorin e kulturës të Ambasadës së Shqipërisë në Itali, Ledia Mirakaj, dhe me kritiken letrare Carolina Lacucci.
“Ora e Ligë” Ose e përkthyer në italisht, “L’ora del Male” është përshkruar nga kritika si një roman me karakter magjik.
Ish-kisha San Francesco është vendi ku është planifikuar të mbahet diskutimi, një monument i spikatur në Qendrën Historike të qytetit.
e.r/dita


Sidoqofte suksese ,
Karakterit te Karagjozit demi . 🙂
TE PAKTEN DHE PAK RESPEKT PER SHKRIMTARIN TJETER SHQIPTAR,TE JEPEJ EMRI.
MA DO MENDJA SE KY SHKRIMTARI PA EMER I PERZGJEDHUR NE KETE EVENIMENT DO TE KETE NJE FARE VLERE.APO KY SHRIMREKLAME ESHTE PAGUAR NGA SHKRIMTARI I MADH E.D..APO T.K.
SHQIPERI HESAPI POR DITA ZDUHET TE ZBRESE KAQ POSHTE
Mbasi na e peshtyne surratin e me Banden e Politikes
se Shpellareve gjate ktrye 30-vjeteve
me perfaqsuesin e shqyer Demokratike ne Politike
saleh Hamut brrishen , vec te tjerash ,
ne konferencat e Medies prane Berlusconi-t
pra ,mbasi nuti i arriti deri ne goje salih berishit ne Politike ,
mungonte ajo tjetra ne fushen e Letersise mbasi Mediat kane qene tashme gjate gjithe Kohes Halet ku frymezoheshin Politikanet me idiote e kriminele te Botes ,
Enkel demi , shkon per qejf te vet , ti ngjyej turinjt me mute
ne Itali sepse i pelqen muti atje
dhe me kte ngjarje skandaloze , mbyllez Cikli i Halese Demokratike ne Shqiperi .
fryrja e ketij si cam (?!?) eshte e neveriteshme . sipas ketij “lum” ky, qe eshte cam . dhe “mjere” ne qe s’jemi cam si ai .