Po bënin gërmime për restaurimin e një pjesë të stadiumit të univesitetit shtetëror të Oregonit, SHBA, por zbuluan eshtrat gjigande të një mamuthi. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin Kornvallis të Oregonit, që është streha e Reser Stadium. Një pjesë masive e femurit të kafshës së lashtë dhe eshtra të tjera, u gjetën gjatë punimeve rinovuese, duke ndezur interesin e studiuesve. Kafsha gjigande vlerësohet të ketë ngordhur rreth 10 mijë vjet më parë, një kohë kur zona ishte një kënetë e pafund.
“Kafshët e sëmura zakonisht vinin pranë ujërave kënetore për orët e fundit të jetës, ndaj në këtë territory nuk është çudi të ketë edhe objekte të tjera të kësaj natyre”, thotë profesorja e antropologjisë në universitetin e Oregonit, Loren Devis. Sesa e madhe ka qenë kjo pararendëse e elefantit, e tregojnë edhe këto foto.


