Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Organigrama e re e policisë së shtetit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Organigrama e re e policisë së shtetit
Lajm i fundit cicerr

Organigrama e re e policisë së shtetit

redaktor
Published October 10, 2013
Share
SHARE

Urdhri më i ri i Ministrisë së Brendshme është se Administrata e Policisë së Shtetit do të reduktohet, por askush nuk do të largohet nga puna. Të njëjtat burime sqarojnë se në këtë rast i gjithë personeli që do të largohet, do të punësohen në komisariatet e vendit.  Struktura  do të ketë një tkurrje të organigramës së Policisë së Shtetit. Sqarohet se ndryshimi do të prekë strukturat e departamenteve të caktuara, të cilat deri tani kanë pasur nga 9 specialistë. Por, me urdhrin e ri, tashmë ky numër do të reduktohet në 6 persona. Sipas urdhrit më të ri, të gjithë specialistët e tjerë do të largohen, por nuk do të përjashtohen nga radhët e strukturave të policisë. Mësohet se të gjithë specialistët që do të preken nga këto ndryshime do të kenë mundësi që të punësohen pranë komisariateve të policisë, ndonëse me grada më të ulëta. Duke parë organigramën aktuale të Policisë së Shtetit, numërohen 95 sektorë të ndryshëm, të ndarë sipas departamenteve dhe funksioneve të ndryshme, dhe 5 departamente, të ndara në këtë mënyrë: Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Departamenti për Sigurinë Publike, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse dhe Departamenti për Trajnimin Policor. Sipas kësaj organigrame, aktualisht në këto struktura janë punësuar rreth 855 punonjës, por me urdhrin e ri, ky numër do të reduktohet. Duke u bazuar në faktin se për çdo sektor do të ketë nga 6 specialistë, atëherë sipas urdhrit më të ri të Ministrisë së Brendshme, nga administrata e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të largohen 285 punonjës.

Organigrama e vjetër:
95 struktura , çdo strukturë-9 specialistë. Në total 855 punonjës.

Organigrama e re:
95 struktura , çdo strukturë-6 specialistë . Në total 570 punonjës.

redaktor October 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?