Organizatat humanitare dhe ato të ndihmave mjekësore, të cilat ndodhen në kampin e Idomenit në Greqi, deklarojnë se situata është alarmante dhe se emigrantët nuk mund të durojnë dhe shumë gjatë.
Punonjësit e këtyre organizatave shprehen se refugjatët tashmë janë në limite dhe furnizimet janë drejt fundit. Gjithçka në kamp është përmbytur për shkak të reshjeve, dhe tendat po degradojnë.
Mi 40 % e refugjatëve në kampin e Idomenit janë fëmijë, ndërsa shumica vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Megjithatë ata refuzojë të lëvizin, me shpresën se nga çasti në çast kufiri maqedonas mund të hapet, megjithëse autoritetet në Maqedoni theksuan javën e shkuar se kufiri do të qëndrojë i mbyllur.
Rreth 1500 refugjatë braktisën kampin të hënën duke tentuar të çanin gardhin në kufi me Maqedoninë, por autoritetet maqedonase i bllokuan dhe i rikthyen sërish në Greqi. /H.M/ Dita
