Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet pronari i një lokali

Ornela

Policia ka arrestuar pronarin e një lokali në Poliçan, pasi organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lekësh dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *