ORGAZMOJA E NJË KINSE NACIONALIZMI

anazapta

Ditët e fundit një valë “nacionalizmi” ka eksituar politikën shqiptare, më shumë nga të gjithë  kryeministrin e vendit tim. Dëgjuam të flitet për kufij të rinj, për hakmarrje ndaj historisë e madje edhe për  “dashuri” të papritur ndaj kombit (colpo di fulmine). Ditën e madhe, në 100 vjetorin e  themelimit të shtetit shqiptar, dora vet, kryeministri vendit tim u shpreh se kufijtë e shqiptarëve janë nga Preveza në Preshevë. Sikur të mos e dinim. Gjithsesi, pak ditë më vonë I njëjti foli për pashaporta për të gjithë shqiptarët të kudondodhur në rajon dhe në botë.

Disa  u cuditën, disa nuk ju besuan veshve e disa të tjerë u “gëzuan”. Madje kish nga ata që ëndërruan.  Ata që nuk u cuditën e as patën dilema ishin shkencëtarët  e psikologjisë  apo fiziologjisë  njerzore pasi , sipas tyre, ajo cka ngjau  ishte ose shaka ose një gjë më tragjike se kaq. Ata mendojnë se  asnjë qënie njerwzore normale nuk mund të ket një komportim të dyfishtë apo të papritur sepse  do të binte ndesh me norma a rregulla që përcaktojnë qënësinë e saj. E kundërta, thon ata-shkencëtarët,  mund të ndodh në raste skizofrenie a si pasojë e një sëmundjeje të papritur mendore që përkthehet në destabilitet karakterial. E megjithë këto, nuk do të doja kurrësesi ta besoja cka më sipër e as të paragjykoja askënd, as kryeministrin e as shkencëtarët. Shpirtërisht u mundova të besojë se gjithcka ishte reale, e sinqertë dhe prodhim I një dëshire a një korigjimi gabimesh ndaj kombit.  Madje , në heshtje, qortova veten për mendimin e gabuar që kam pasur ndaj politikanve dhe politikës shqiptare këto 20 vitet e fundit tek e cila shihja “verbërisht” menefregizëm a tradhëti ndaj cështjes kombëtare.

Emotiv apo i ndjeshëm ndaj kësaj kauze, për një cast lotova duke korigjuar  vehten për faktin se  kisha guxuar të mendoja që në këtë dreq vend nuk ka as shqiptar atdhetar e aq më pak politikan atdhetar.  Pas disa ditësh, në takime dhe konsulta me miq e shokë të mendjes së lirë e të mprehtë  sikur po ftohesha dhe po filloja të besoja se gjithcka ish vërtetë një ëndërr dhe më e keqja për qëllim politik. Më pas, i thirra logjikës duke analizuar gjithëcka ndodhi e po vazhdonë të ndodh edhe këto ditë. E pyeta  vehten: po si ka mundësi  në  gjithë këto vite nuk patëm një mbështetje nga politika shqiptare lidhur me cështjen kombëtare dhe për më tepër ,si shpjegohet që   sot , si rrufeja në qiell të pastër, vet kryeshtetari, pjesë e kësaj politike, mbështetë fuqishëm kauzën tonë madhore?!

Vazhdova të mos i besojë gjithë asaj skene “patriotizmi” edhe më shumë  kur miq të mi, profesor të historisë, analist dhe intelektual të rrahur me “vaj e uthull” më hapën sytë rreth evenimentit në fjalë duke më thënë: mos beso kurrë asnjë pushtetarë që është në buzë të greminës, mos beso asnjë politikan në prag të një fushate elektorale e për më tepër mos harro thënien e popullit: “dielli duket që në mëngjes”. Tashmë, i bindur se të qënurit atdhetar është kuestion gjenetik (cështje gjenetike) që përjashton mundësinë se mund të prezantohesh  si i tillë në pleqëri, idetë e mija janë të qarta. Janë aq të qarta sa dhe vet aktiviteti ynë  10 vjecar për dhe në shërbim të çështjes kombëtare. Përmes të cilit kemi parë e njohur shumë evenimente dhe figura atdhetare që kanë dhën jo vetëm djersën por dhe gjakun për këtë cështje sublime. Si dhe, nga një hulumtim i fundit në dosjet e lëvizjes tona për bashkim kombëtar nuk kam konstatuar, as si atdhetarë a mbështetës të kauzës tone, asnjë nga figurat “atdhetare” të ditëve të fundit, madje disa prej tyre, fatkeqësisht, janë të pozicionuar në listat e personazheve  më agresiv kundër kësaj cështje.

Madje disa prej zotërinjve “atdhetarë” të kohëve të fundit kanë qenë nismëtar të raprezalieve ndaj shumë tubimeve, simpoziomeve dhe deri arrestimeve të disa  bashkëkombësve të mi pjesë të lëvizjes për bashkim kombëtar. Sinqerisht, kjo frymë ‘atdhetarie” e këta përsonazhe më kujtojnë historinë e dhembshme të një zonje të huaj e cila u pushtua nga 50 a më shumë orgazmo ( për pasojë të një destabiliteti të brendshëm fiziologjik) të pavullnetshme brenda një dite e si pasojë vrau veten. Mos e dhëntw zoti, nuk do të dëshiroja  kurrë që edhe flamurtarët e  kësaj orgazmoje nacionaliste të bëjnë të njëjtën gjë! Ashtu sic nuk dua të vdes injorant, pa ditur të paktën burimin e kësaj orgazmoje !

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *