Portieri veteran i Skënderbeut, Orges Shehi, ka vendosur t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur pas ndeshjeve të Europa League. Bardhekuqtë janë në turin e tretë të këtij kompeticioni dhe synojnë t’i eliminojnë edhe çekët e Mlada-s për të shkuar në raudin e fundit me shpresën për të kapur grupet për herë të dytën në historinë e tyre.
Shehi 39-vjeç edhe më herët ka thënë se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me Skënderbeun, por pas informacioneve të fundit se presidenti Ardjan Takaj po negocion me portierin e Kukësit, Enea Koliçin për ta afruar në skuadër durrsak mendon se i ka ardhur koha të “varë këpucët në gozhdë”.
Shehi, që në shtator mbush 40 vjeç ka një karrierë të suksesshme në futbollin shqiptare ku ka luajtur me disa skuadra, teksa suksesin më të madh e ka patur me fanellën e korçarve me të cilët u shpall 6 herë radhazi kampioni i Shqipërisë, ndonëse titulli i fundit u hoq nga FSHF.Portieri i tretë i kombëtares shqiptare të futbollit mësohet se do të marr një rol drejtuesi në klub në rast se do të realizohet transferimi i portierit pogradecar të Kukësit në stadiumin “Skënderbeu”.
