Orhan Pamuk: Erdogan po pengon lirinë e shprehjes

Dita

Nobelisti Orhan Pamuk deklaron se Erdogan po e përdor padinë e fyerjes për të heshtur zërat opozitarë dhe mendimet ndryshe.

Pamuk theksoi se Bashkimi Europian duhet të mbajë një qëndrim më të ashpër kundrejt Presidentitit të Turqisë. Deklarata e tij erdhi pas një seance dëgjimore në gjyqin e mbajtur për intelektualin Murat Belge, i cili rrezikon të dënohet deri në katër vite burg për disa deklarata të bëra ndaj Presidentit Erdogan.

“Në të vërtetë kjo çështje nuk ka të bëjë me ofendimet ndaj Presidentit. Gjithçka bëhet për të heshtur opozitën dhe qytetarët që mendojnë ndryshe, me qëllim që askush të mos e kritikojë qeverinë.” Shprehet nobelisti Orhan Pamuk.

Ndërkohë, intelektuali tjetër, Murat Belge, i cili po gjykohet për fyerje ndaj Erdogan, thotë se qëllimi i Presidentit është që t’a kthejë pushtetin ekzekutiv në degën më të fortë të shtetit.

“Presidenti Erdogan është shumë i vendosur që të krijojë një shoqëri në të cilën nuk ekziston parimi i ndarjes së pushteteve. Ai kërkon që pushteti ekzekutiv të jetë edhe më i forti. Të gjitha veprimet dhe politikat e ndërmarra prej tij kanë këtë synim” shprehet ai.

Që prej zgjedhjes së tij si President në vitin 2014, Erdogan ka dërguar në gjykatë më shumë se 1.800 padi penale, ku pretendon se është fyer nga gazetarë, satiristë, intelektualë, etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *