Oriela, zëdhënësja e re e PD

Dita

Oriela Nebiaj do të jetë zëdhënësja e re e Partisë Demokratike.

Ajo do të zëvendësojë Laura Vorpsin e cila mbajti dhe një fjalim lamtumire në Kuvendin Kombëtar të PD-së sot.

Oriela ka prezantuar një emision mëngjesi në News 24. Reagimet online kanë qenë të ndryshme

Zëdhënësja e re, ka qenë një moderatore e emisionit të paradites në një TV pranë Bashës dhe më pas u largua tek kompania e Kunatit të Bashës, që boton dhe revistën Elegenca të gruas së tij. Me sa duket gruaja e Bashës s’i ka problem zëdhënëset e bukura afër burrit dhe i ka çuar një të besuar të saj. Zëdhënësja e re nuk ka lidhje me PD dhe as ndonjë ide për historinë e saj. Në emisionin e saj utilitar në News 24 mbahet mend që i uroi ditëlindjen Ferdinand Dedës dhe tha se qeshte shumë me humorin e tij. Në fakt, Ferdinand Deda ka qenë dirgjent. Fakti që Kunati dhe gruaja e Bashës kanë kontrolluar dhe të  vetmin emërim të bujshëm të zëdhënëses, përveç faktit që duan të kontrollojnë femrat pranë Bashës, tregon se deri këtu ka qenë hapësira që Berisha me sa duket i ka lejuar Bashës në prurjet e reja – shkruan Tema online.

Por edhe dashamirësit e Laurës të mos mërziten, pasi menjëherë kur të përfunfojë trajnimin në Gjermani, do të rikthehet me një funksion tjetër brenda PD-së. /E.K

 

 

 

 

 

Share This Article
24 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *