Kina i hodhi poshtë thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi origjinën e koronavirusit.
Diplomati i lartë kinez në Mbretërinë e Bashkuar, Chen Wen i tha BBC-së se kërkesa ishte e motivuar politikisht dhe do të devijonte sipas tij, vëmendjen e Kinës ndaj luftës kundër pandemisë që ka pushtuar botën e që filloi pikerisht nga një qytet i saji, Wuhan.
Besohet se të dhënat mbi origjinën e Covid-19 dhe mënyrat sesi u përhap ai fillimisht mund t`i ndihmojnë vendet e tjera në përpjekjet e tyre për ta frenuar sëmundjen.
Virusi thuhet të ketë dalë nga një treg kafshësh të gjalla në Wuhan, por qarkullojnë dhe plot teori konspirative sipas të cilave, ai është produkt laboratori.
Një raport i Bashkimit Europian sakaq e akuzon Kinën se ka përhapur dezinforma për krizën. Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të bllokut thotë se Rusia, dhe në një masë më të vogël edhe Kina, kanë “shënjestruar histori konspirative” në BE dhe vendet fqinje.
Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Kinën për menaxhimin që I bëri shpërthimit të sëmundjes, ndërsa shteti i Misurit po hedh në gjyq qeverinë kineze, duke e akuzuar se ka bërë shumë pak për ta ndaluar përhapjen e virusit.
o.j/dita

Me Kinen nuk tall dot bythen Amerika, se ia jep avionet e rrezuar te paketuar, sic ia dha Bush-Juniorit para 20 vjetesh! Po nejse, kjo gricje shkon per mire te disa vendeve aziatike rreth e rrotull Kines, te cilave Kina tani do u beje koncensione, do i trajtoje me mire, per te bere shoke te rinj. Dhe Azia do vazhdoje zhvilimin e saj, duke e lene Europen dhe Ameriken ne bisht kavalli, sic ka nisur ta lere!
Kur shkruani “shteti i Misurit” duhet te shtoni pas ne kllapa (USA), sepse nuk kuptohet qe eshte nje shtet-land ne Amerike (USA).
Virusi ka nisur nga Instituti Kërkimor Kanadez, Drejtori i së cilit “Vdiq” në mënyrë misterioze,
Ishte zv.drejtori i po të njëjtit institut që u vra në Itali, në kohën e përhapjes së EMBOLAS..
Ky institut bashkëpunonte me atë të Vuhanit në Kinë dhe me atë të Teksasit.
Rastësi??????