Grabitet filiali i BKT në Orikum

anazapta

Grabitet filiali i një Bankës Kombëtare Tregtare në Orikum të Vlorës.

Sipas informacioneve të para, 2 persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në bankë dhe kanë grabitur një sasi lekësh.

Dëshmitarët thanë se grabitësit ishin katër, dy prej të cilëve kanë qëndruar në makinë, në pritje për t’u larguar me paratë.

Pasi kanë kryer grabitjen, dyshohet se katër personat e maskuar janë larguar në drejtim të Dukatit.

Policia tha se ka nisur një aksion për kapjen e grabitësve dhe ka vendosur postblloqe në disa pika të qytetit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *