Ortek në Brezovicë, humb jetën Arian Daci, zv/ministër i diasporës

DITA Online

Një person ka humbur jetën nga rënia e një orteku bore në Brezovicë të Kosovës. Lajmi  për viktimën është njoftuar nga Agjencia për Mjedisin.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina  viktima është djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Mësohet se në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

Ndërkohë Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar Nexhat Dacin për vdekjen e djalit të tij, Arianit. Shefi i Qeverisë ka ngushëlluar familjen Daci dhe miqtë e tij.

I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor.

 

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *