Ortodoksi boshnjak shtron iftar për 100 besimtarë myslimanë

Ornela

Besimtarët e besimeve të ndryshme kanë jetuar në paqe në Ballkan për shekuj me radhë deri sa në skenë u shfaq shovinizmi serb si edhe ekstremizmi nga vendet e Gjirit Persik, të cilat tronditën jo pak jetën fetare në hapësirat shqiptare dhe Bosnjë.

Megjithatë, vendet e rajonit vijojnë të ruajnë një traditë bashkëjetese në paqe me njëri-tjetrin dhe krahas shembujve të shumtë nga Shqipëria, një i tillë na vjen edhe nga Bosnja.

Mediat lokale raportojnë se një qytetar boshnjak i besimit ortodoks shtroi një iftar për 100 besimtarë myslimanë të qytetit të tij, Cazin në veri të vendit. E veçanta e gjithë kësaj ishte se personi që shtroi iftarin kërkoi të mbetej anonim duke mos u treguar as besimtarëve myslimanë se kush ishte.

l.b./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *