9 në 10 gra shqiptare e konsiderojnë dhunën ndaj tyre të zakonshme

Edona Llukacaj

Përfaqësia e OSBE në Shqipëri në bashkëpunim me Sektorin Gjinor të kësaj organizate në Vjenë kanë bërë publike këtë të martë rezultatet e anketës “Mirëqenia dhe siguria e grave” për Shqipërinë.

Sipas njoftimit të OSBE-së, anketa, e cila është e para e këtij lloji zhvilluar në Evropën Juglindore dhe Lindore ofron një tablo të detajuar të dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike që gratë dhe vajzat përjetojnë

Si pjesë e një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian, OSBE bën me dije se në Shqipëri, studimi përfshiu një anketë përfaqësuese të 1 858 grave të moshës 18-74 vjeç, 14 intervista me ekspertë, 7 diskutime të grupit të fokusit dhe 4 intervista të thelluara me gra që kishin përjetuar dhunë.

Kërkimi zbuloi se megjithëse dhuna ndaj grave quhet e zakonshme nga një numër i madh grash të intervistuara, vetëm shumë pak prej tyre i denoncojnë përvojat e tyre apo kërkojnë mbështetje.

Turpi, frika nga dhunuesi, mungesa e besimit tek institucionet dhe mungesa e mbështetjes financiare i pengojnë gratë të denoncojnë. Normat kulturore që gratë duhet t’u binden burrave apo për ato për dhunën seksuale në marrëdhëniet intime kontribuojnë në tej për një mjedis që toleron dhunën ndaj grave. Boshllëqet në legjislacion dhe në zbatimin e tij vijojnë të mbeten të pranishme.

Disa nga gjetjet më tronditëse të studimit, të publikuara nga prezenca e OBSE në Shqipëri në rrjetet sociale janë:

  • 9 në 10 gra thonë se dhuna ndaj grave është e zakonshme në Shqipëri
  • Më shumë se gjysma e viktimave të ngacmimit seksual heshtin
  • 97% e viktimave të dhunës intime në shtëpi nuk e denoncojnë kurrë në polici

Kryetari i OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se të dhënat e anketës tregojnë qartë se normat kulturore dhe sjelljet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave duhet të ndryshojnë dhe duhet vepruar.

Ai u shpreh: “Si burrat, ashtu edhe gratë, duhet të marrin pjesë në ndryshimin e këtyre normave kulturore. Ndërkohë, gratë duhet të fuqizohen që të denoncojnë dhunën; denoncimet e tyre duhet të merren seriozisht nga policia, prokurorët dhe gjykatësit dhe dhunuesit duhet të vihen përpara drejtësisë”.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Ramuti ne fakt i ka dhunuar si qen i terbuar grate e tij. Por si kryetar bordelloje qe eshte i urdheron prostitutat ministre te shkruajne letra barazie..

    • OSBE-ja keqinterpreton ose gazeta genjen dhe e kthen ne fake news. Titulli, siqoqofte, eshte fyerje e madhe ndaj grave shqiptare. Dikush duhet tu thote MJAFT atyre qe shohin cdo gje zi ne Shqiperi OSBE-se apo gazetes! Me thoni sa nga ju nukm e respektoni nenen dhe motren tuaj!? Sigurisht qe ka edhe bisha malesh, por nuk eshte dicka masive.

  • OSBE eshte Normale qe ju genjeni,,,,.

    Ndryshe eshte ne Shqiperi

    Familja eshte me e Shenjte

    se cdo pasuri….

    Familja eshte Para OSBEse e BE se…….

    .NE Shqiperi FAMILJA ESHTE MBI TE GJITHA .

    Ne Shqiperi per Grate ka Dashuri Familje Pune

    Harmoni…

    Te Keqijat

    na i sollet ju Bajgat e Europes….

  • Shikoni tani manipulimin e gazetes DITA dhe OSBE! Titulli thote:
    “OSBE: 9 në 10 gra e konsiderojnë dhunën ndaj femrave të zakonshme në Shqipëri”
    Nga titulli te jepet pershtypja se grate ne Shq. nuk jane kundra dhunes ndaj tyre!!! Me poshte kemi:
    “9 në 10 gra thonë se dhuna ndaj grave është e zakonshme në Shqipëri
    “Më shumë se gjysma e viktimave të ngacmimit seksual heshtin
    97% e viktimave të dhunës intime në shtëpi nuk e denoncojnë kurrë në polici”
    Edhe ketu duket sikur grate e konsiderojne te zakonshme dhunen ndaj tyre! Ne fakt aty dallohet ankimi i tyre. Kur ato thone se dhuna ndaj tyre esht e zakonshme, kjo nuk do te thote se ato e shikojne kete si dicka normale. Perkundrazi ato thone, se kjo dhune ekziston perhere, nje fenomen nga i cili ato kerkojne te dalin. Ndaj dhe e shtojne si fenomen! Dhe, qe 97% nuk e denoncojne ne polici dhunen ne familje, ky esht nje fenomen i cdo vendi ne bote. Po ashtu edhe ngacmimet seksuale nuk denoncohen si kudo, kur jane akoma te parrezikshme.
    Gazeta DITA do te bente mire ta sillte mire preokupimin e femres shqiptare dhe jo ta japi sikur dhuna ndaj tyre nuk qenka problem per ‘to!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *