OSBE, bashkëpërgjegjëse në shkeljen e ligjit për kasetat e partive

anazapta

OSBE është bashkëpërgjegjëse në shkeljen e ligjit që po bën KQZ-ja lidhur transmetimin e kasetave filmike të partive politike? Ky është konkluzioni që del nga kjo intervistë me konstitucionalistin Niazi Jaho. Shqetësimi i ditëve të fundit i ngritur nga Bordi i Monitorimit të Medias dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, sipas zotit Jaho është mëse i drejtë. Mirëpo ku e gjen këtë siguri KQZ-ja që shkel haptazi ligjin? Zoti Jaho thotë se në këto veprime KQZ duket se ka mbrojtjen e OSBE/ODIHR-it. Kështu, sipas tij, është vepruar edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 dhe në zgjedhjet vendore të 2011-s. Për këtë ai citon raportet përkatëse të OSBE/ODIHR-it, të cilët i kanë hapur dritën jeshile këtyre shkeljeve ligjore. Në këto raporte del qartë se OSBE-ja konstaton të njëjtën dukuri që përsëritet nga një palë zgjedhjesh në tjetrën dhe nuk merr asnjë masë për ndalimin e shkeljeve ligjore. Rëndësi për OSBE-në me sa duket ka vetëm certifikimi i zgjedhjeve, qoftë dhe me shkelje të rënda ligjore. Mirëpo, si mund të konsiderohet të lira, të ndershme dhe transparente këto zgjedhje? Zoti Jaho ngre shumë pikëpyetje…

 

Në raportin parazgjedhor të OSBE/ODIHR-it të publikuar në 8 qershor 2013 lidhur me kasetat filmike që partitë politike u dërgojnë televizioneve për të transmetuar, veç konstatimeve dhe shqetësimeve të ngritura, nuk u bë ndonjë vlerësim. A keni ndonjë koment ju, zoti Jaho për këtë?

Nuk kam asnjë koment, aq më tepër sepse deri më sot nuk jam njohur me tekstin e plotë zyrtar të këtij raporti. Megjithkëtë, më lejoni të citoj pa asnjë koment qëndrimet e mbajtura nga OSBE/ ODIHR-i në raportet e fundit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kështu, në raportin e 14 shtatorit 2009 thuhet: “Gazetarët e të gjitha medive OSBE është bashkëpërgjegjëse në shkeljen e ligjit që po bën KQZ-ja lidhur transmetimin e kasetave filmike të partive politike? Ky është konkluzioni që del nga kjo intervistë me konstitucionalistin Niazi Jaho. Shqetësimi i ditëve të fundit i ngritur nga Bordi i Monitorimit të Medias dhe Unioni i Gazertarëve të Shqipërisë, sipas zotit Jaho është mëse i drejtë. Mirëpo ku e gjen këtë siguri KQZ-ja që shkel haptazi ligjin? Zoti Jaho thotë se në këto veprime KQZ duket se ka mbrojtjen e OSBE/ ODIHR-it. Kështu, sipas tij, është vepruar edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 dhe në zgjedhjet vendore të 2011-s. Për këtë ai citon raportet përkatëse të OSBE/ODIHR-it, të cilët i kanë hapur dritën jeshile këtyre shkeljeve ligjore. Në këtoraporte del qartë se OSBE-ja konstaton të njëjtën dukuri që përsëritet nga një palë zgjedhjesh në tjetrën dhe nuk merr asnjë masë për ndalimin e shkeljeve ligjore. Rëndësi  për OSBE-në me sa duket ka vetëm certifikimi i zgjedhjeve, qoftë dhe me shkeljetë rënda ligjore. Mirëpo, si mund të konsiderohet të lira, të ndershme dhe transparente këto zgjedhje? Zoti Jaho ngre shumë pikëpyetje…

 

Në raportin parazgjedhor të OSBE/ODIHR-it  të publikuar në 8 qershor 2013 lidhur me kasetat filmike që partitë politike u dërgojnë televizioneve për të transmetuar, veç konstatimeve dhe shqetësimeve të ngritura, nuk u bë ndonjë vlerësim. A keni ndonjë koment ju, zoti Jaho për këtë?

– Nuk kam asnjë koment, aq më tepër sepse deri më sot nuk jam njohur me tekstin e plotë zyrtar të këtij raporti. Megjithkëtë, më lejoni të citoj pa asnjë koment qëndrimet e mbajtura nga OSBE/ ODIHR-i në raportet e fundit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kështu, në raportin e 14 shtatorit 2009 thuhet: “Gazetarët e të gjitha medieve  të monitoruara i treguan MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se pasqyrimi i fushatës ishte kthyer më së shumti në një punë, ku transmetoheshin filmimet dhe komentet e bëra dhe të dhëna nga vetë partitë politike. Ky kontroll i partive politike mbi politikat editoriale, ndonjëherë madje i kamufluar nën petkun e lirisë dhe të drejtave të drejtorit të programit zgjedhor për të zgjedhur të ftuarin në program, çoi në mungesën e zërave dhe mendimeve që mund të konsideroheshin si kritike apo të pavolitshme për preferencën politike të një kanali të caktuar televiziv” (Shih faqe 20). Ndërsa në raportin e OSBE/ODIHR-it datë 15 gusht 2011 thuhet: “Më 23 prill 2011, KQZ-ja nxori një vendim sipas të cilit urdhëronte transmetuesit të shfaqnin kasetat e përgatitura nga subjektet zgjedhore në rast se stacionet e kishin të pamundur të mbulonin me lajme dhe u jepte partive politike kompetenca për të përcaktuar mbulimin me lajme të aktiviteteve të partive dhe kandidatëve. Ky vendim shkonte përtej Kodit Zgjedhor dhe binte ndesh me ligjin mbi Radion dhe Televizionin publik dhe Privat (Raporti i referohet nenit 5 të këtij ligji: pavarësia editoriale sigurohet me ligj). Vendimi i KQZ-së u lejonte partive politike të ushtronin ndikim të padrejtë në lirinë editoriale të medias audiovizive. Më 2 maj 2011, vendimi u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor” (Shih faqe 19-20).

 

Lidhur me këtë çështje, para disa ditëve KQZ-ja ka marrë një vendim i cili është kundërshtuar nga Bordi i Monitorimit të Medias dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Cili është qëndrimi juaj për këtë vendim?

Tash për tash lidhur me përgjigjen e kësaj pyetjeje do të shprehem vetëm për një çështje që edhe pse është e natyrës procedurale, është mjaft e rëndësishme. Pavarësisht se ky akt është titulluar “vendim”, mendoj se ai është akt normativ dhe si i tillë do të duhej të miratohej me votat ‘pro’ të jo më pak se 5 anëtarëve të KQZ-së. Sipas nenit 24 të Kodit Zgjedhor, kur cenohet kjo procedurë që në rastin konkret është thelbësore, akti ose vendimi nuk quhet i miratuar.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *