OSBE dhe KiE i përgjigjen Bashës: Keni asistencën tonë

anazapta

OSBE-ja dhe Këshilli i Europës janë treguar të gatshëm të japin asistencën e tyre për ndryshimin e ligjit nëse kjo do t’u kërkohet nga Presidenti, Parlamenti ose opozita. Kjo është përgjigja që i ka ardhur kërkesës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në përgjigje të shqetësimit që kreu i demokratëve u ka shprehur dy institucioneve dërguar vetëm pak ditë para votimit në Kuvend të ndryshimeve, dy institucionet ndërkombëtare në dy shkresa të veçanta, rikonfirmojnë se ILDKP është një institucion kyç në luftën ndaj korrupsionit dhe është e rëndësishme që ai të funksionojë në mënyrë të pavarur. “Si intitucioni i vetëm përgjegjës për monitorimin e deklaratave të pasurive të zyrtarëve të lartë, duke përfshirë anëtarë të parlamentit, gjyqtare e prokurorë, ILDKP luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e transparencës dhe krijimit të besueshmërisë tek zyrtarët e vendit. Masat që mund të rrezikonin paanashmërinë dhe pavarëisnë e saj do të minonin reputacionin e saj”, thuhet në letrën e 2 majit që Këshilli i Europës i drejton zotit. Basha. Ndërkohë OSBE, shprehet e gatshme të rishikojë amendamentet e propozuara për ILDKP-në në përgjigjje të një kërkese që mund të vijë nga Presidenti, qeveria apo Parlamenti. OSBE nënvizon se për shkak të rolit të saj, është thelbësor që ILDPK të jetë e paanshme, e pavarur dhe profesionale, andaj çdo amendim i ligjit duhet të realizohet duke mbajtur në vëmendje këto principe. Duke sjellë në vëmendje këtë shqetësim të ndërkombëtarëve, deputeti demokrat Eduard Halimi ftoi mazhorancën të reflektojë. Dy ditë më parë, Presidenti Nishani rrëzoi mazhorancën duke rikthyer për rishqyrtim në kuvend ligjin për ILDKP-në, që me ndryshimet e mazhorancës së majtë i heq atij të drejtën për të zgjedhur kryeinspektorin. Ndërsa deputeti demokrat Eduard Halimi, duke komentuar përgjigjen e OSBE dhe KiE thotë se mazhoranca ka shkelur kushtëtutën. “Ky është momenti kyç kur ky institucion që është faktor kryesor në luftën ndaj korrupsionit, ka rënë. Rama jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të dëgjojë zërin e publikut, të ekspertëve, të opozitës dhe të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët jo vetëm kërkojnë një ILDKP-ja të jetë e pavarur nga qeveria, por shprehen të gatshëm të ofrojnë edhe asistencën e tyre në forcimin e mëtejshëm të rolit kontrollues dhe të paanshëm të këtij inspektorati”, tha Eduard Halimi, deputet i PD-së. Gadishmëria e organizatave partnere për t’i dhënë asistencë ligjore Shqipërisë në ndryshimin e ligjit për kontrollin e pasurive të zyrtarëve ka rastisur me kërkesën e re të opozitës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Por, edhe pse përmend protestat, Partia Demokratike duket sikur lë hapur edhe një shteg për dialog.

 

Share This Article
2 Comments
  • Kete opozite dhe Lulushet me shoke , jo te gjithe se disa jane ndoshta servila por nuk jane hajdute, mbeten duke thirrur kapeni hajdutin , na leshoni rojen e vreshteve , se Zhulsja i ruante ata …por nuk e dine se jeta eshte e gjate dhe do hipe vete ne qerre edhe Lepuri i Lulit si ai i Grides.

  • Ku ishin keta FASHISTET e OSBE-se dhe KIE-se kur Sali Berisha VINTE NEN KEMBE NJE NGA NJE TE GJITHA INSTITUCIONET KUSHTETUESE E TE PAVARURA????
    Gjithmone sa here ka nevoje Berisha,keta FASHISTET E BE-se dhe OSBE-se vihen GATI ne dispozicion per ate!!!
    Ndersa per te gjitha KRIMET E MEDHA qe ai ka bere keta LARO heshten dhe bejne sikur nuk kuptojne gje!!!
    Gjithmone Europa KURVE ka qene kunder popullit shqiptar!!!
    Edhe tani ne qershor jam i bindur se NUK DO NA E JAPIN ATE PALO STATUS,qe KURRE MOS E DHENSHIN se nuk na hyn ne pune!!!
    Ashtu sic nuk na hyri FUTJA NE NATO!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *