Një opinion paraprak për zgjdhjet në Turqi ka ardhur edhe observuesit europianë, të cilët i kritikuan ato. Zyrtarë të OSBE-së bënë të ditur se fushata elektorale ka qenë e dhunshme, çka nuk është normale në një vend demokratik. Ndërsa Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës ka shkuar edhe më tej, duke e konsideruar këtë proces zgjedhor si të “padrejtë”.
Agjencia turke e lajmeve “Doan” raporton se policia arrestoi ditën e sotme 44 persona në qytetin Izmir, të cilët njiheshin si kundërshtarë të Presidentit Erdogan. Sipas “Doan” këta njerëz janë mbështetës të armikut kryesor të Presidentit turk, Fetullah Gulen.
Mediat turke bëjnë të ditur gjithashtu se një gjykatë e Stambollit ka lënë në burg dy drejtues të një reviste opozitare e cila kishte kritikuar fitoren e partisë Drejtësi dhe Zhvillim të Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Kryeredaktori dhe drejtori i saj u shpallën fajtorë dhe u lanë në burg me akuzën tentativë për grusht shteti.
Ky nuk është rasti i parë që drejtësia turke vë në pranga gazetarë e publicistë, janë të paktën 58 gazetarë që janë arrestuar nga policia për shkak të detyrës së tyre.

Turqia ne gen ka vetem egersi,injorance,intolerance fetare,haremllek,rryshfetllek,dajakllek,prandaj eshte e drejte qe turqia ,te mos i bashkohet ,vlerave te Evropes.
JU Q R… TE GJITHE KETYRE PSEUDOVEZHGUESEVE BASHKE ME OSBE.
LUFTENXITES, POR NE FUND TI HANE M…. ERDOAN.
JAM KURIOZ SHQIPERIA CFARE QENDRIMI MBAJTI NE OSBE NDAJ KETYRE MASHTRIMEVE.