OSBE: Kushtetuesja, e vetmja që vendos për dekretet e Presidentit

Leda Hysa

Në raportin me përfundimet paraprake për votimet e 30 qershorit, OSBE flet edhe për dekretet e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e parë për zgjedhjet lokale dhe më pas nxjerrjen e një tjetër dekreti ku zgjedhjet përcaktoheshin më 13 tetor.

Sipas OSBE-së, Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ që mund të vendosë në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të presidentit.

“Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit”, thuhet në raport.

Ndërkohë, një vendim i Kolegjit Zgjedhor për të mos çregjistruar Partinë Uniteti Kombëtar nga 30 qershori, u interpretua përpara votimeve si rrëzim i dekretit të presidentit Meta.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • OSBE ka mandat per te gjykuar per zgjedhjet jo per te interpretuar Kushtetuten e Shqiperise.
    Se kush e gjykon presidentin nuk eshte ne takatin e e OSBE-se.

  • Une them te marrim edhe mendimin e UNESCO-s mbi kushtetueshmerine e zgjedhjeve. Thjesht nje opinion te dyte nga si i OSBE-se.
    Pyet 7 a 8…, thote populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *