OSBE – partive: Zgjedhjet janë në rrezik, dorëzoni komisionerët!

Ornela

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka shpërndarë në rrjetet sociale thirrjen e KQZ-së drejtuar partive politike për të dorëzuar emrat e komisionerëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në kushtet kur PS-ja e dorëzoi sot listën e komisionerëve, apeli i OSBE-së shkon për opozitën shqiptare, e cila ka vendosur që të mos dërgojë në KQZ asnjë komisioner për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, apo të njohura ndryshe si KZAZ.

I bashkohemi thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për KZAZ-të. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare“, thotë OSBE-ja.

Prezenca e OSBE kishte edhe një tjetër thirrje për opozitën, e cila kërkon largimin e Ramës dhe zgjedhje politike të parakohshme përmes një qeverie tranzitore.

Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë“, mbyllet reagimi i OSBE-së.

Partia Socialiste i dorëzoi sot emrat e komisionerëve të saj për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa  PD dhe LSI kanë vendosur të mos i bashkohet thirrjes së KQZ-së.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Populli e ka marre ne dore fatin e tij nepermjet votes se lire o Fidel i kastruar koke e kembe. Mos e permend ate fjale te nderuar popull ne ate te caren goje si nevojtore se popull nuk jane nje tufe banditesh bathoriste me shashka dhe gurre ne duar. Ata jane fosilet e Neandertalasit te personifikuar ne cetat kriminale Pede + Lesheli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *