Debatet e ashpra politike në vend janë ndjekur me interes edhe nga institucionet ndërkombëtare në Tiranë.
OSBE ka deklaruar se është e zhgënjyer nga përkeqësimi i debatit politik gjatë ditëve të fundit.
Prezenca e OSBE ka bërë thirrje për frenimin e gjuhës dhe veprimeve gjaknxehta.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur me zhgënjim përkeqësimin e debatit politik gjatë ditëve të fundit.
U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë”, thekson në prononcimin e saj prezenca e OSBE-së në vend.
