OSBE i bën thirrje Kuvendit të plotësojë vakancat në KQZ. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning, i pranishëm në konferencën me temë “Kodi Zgjedhor: Mundësi për Përmirësim”, tha sot se afrimi i zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, e bën të domosdoshëm depolitizimin e administratës zgjedhore.
“Me afrimin e zgjedhjeve vendore të 2015 është pikërisht tani koha për të marrë masat. Nevojitet depolitizimi i të gjithë administratës zgjedhore. Organet e administratës zgjedhore duhet të jenë plotësisht të pavarura. Përgjegjësia për zgjedhjet bien kryesisht mbi partitë. Kuvendi Shqiptar duhet të marrë masa të menjëhershme për të plotësuar vendet vakante në KQZ. Përbërja e pjesshme e KQZ ka penguar ndjeshëm funksionimin e saj siç duhet duke përfshirë edhe administrimin e zgjedhjeve”, tha Rauning.

Ku ka te depolitizuar e te departizuar ne Shqiperi?! Me çdo kusht duhet riformatimi i KQZ. Keto dy KQZ e fundit na i shpifen…