Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka filluar trajnimin e policisë kufitare të Shqipërisë, për t’i përgatitur për fluksin e mundshëm të refugjatëve.
Agjensia e lajmeve Associated Press shkruan se ka të ngjarë që emigrantët të përpiqen ta përdorin Shqipërinë si rrugë të re për në Evropën Perëndimore, pasi fqinjët rajonalë, Maqedonia dhe Serbia, i kanë mbyllur kufijt jugorë.
OSBE-ja dje e ka filluar një numër takimesh për policinë kufitare dhe atë të emigracionit në Shqipëri në tri rajone, për t’i përgatitur ata “ për fluksin e shtuar të emigrantëve nëpër Ballkanin perëndimor”, thuhet në një njoftim të OSBE-së.
Oficerët policorë shqiptarë po stërviten për tu përballur me “rrugët e emigrantëve, kontrollin, profilimin e luftëtarëve të mundshëm terroristë dhe zbulimin e veprave kriminale”.
Shqipëria, që po ashtu po bashkëpunon me Italinë për të qenë e gatshme për fluksin e mundshëm të emigrantëve, që deri tani nuk është shfrytëzuar si rrugë transit për të arritur në shtetet e Evropës Perëndimore./E.T
