OSBE: Zgjedhjet të mos pengojnë vendin për në BE

redaktor

Roberto Batelli, koordinatori special i OSBE-së, i cili do të udhëheqë misionin afatshkurtër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga ky institucion në ditën e parë të qëndrimit në Tiranëka preferuar të dërgojë një deklaratë në të cilën thotë: “Këto zgjedhje do të jenë një tjetër test se sa të gatshëm janë aktorët politikë në Shqipëri për të kontribuuar në mënyrë aktive dhe konstruktive për institucionet e vëndit, pavarsisht konkurrencës politike dhe kundërshtimeve rreth interpretimit dhe zbatimit të ligjeve. Objektivi parësor i OSBE-së është dhënia e mundësisë qytetarëve për të matur performancën e garuesve politikë. Njëkohësisht të sigurojë që zgjedhja që do të bejnë qytetarët të jetë jo e paragjykuar gjatë procesit elektoral. Një fushatë elektorale e mbushur me pretendime për parregullsi elektorale do të shërbente si një çrregullim i mëtejshëm tek votuesit, njëkohesisht pengesë për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Batelli do të takohet me Kryeministrin Berisha, kreun e opozitës Rama dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

Raporti final për zgjedhjet e 23 Qershorit do të hartohet nga misioni afatshkurtër i vëzhguesve, që është nën vartësinë e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila kryesohet nga austriaku Ëolfgang Grossruck.  Roberto Batelli, deputet slloven me origjinë italiane prej dy mandatesh mban postin e shefit të Thesarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe dyshimet për afërsinë mes tij dhe Grossruck shtohen pasi Batelli ka vizituar në vitin 2010 Shqipërinë dhe është deklaruar pro raportit dhe vlerësimeve të Grossruck për zgjedhjet e 2009-ës në Shqipëri, që i konsideroi të rregullta. Mbështetjen për raportin e Grossruck, Batelli e ka bërë edhe publike në faqen zyrtare të OSBE-së, pas vizitës dhe takimit me Kryeministrin Berisha në atë kohë.  Pikërisht Roberto Batelli është caktuar si personi që do të paraqesë raportin paraprak të zgjedhjeve në datën 24 qershor. Jashtë kamerës Batelli i tha Top Channel se ai nuk duhet të paragjykohet. “Prisni raportin dhe atëherë jepni vlerësimin tuaj” theksoi ai.

Share This Article
4 Comments
  • Roberto ! Dhe sa here do te durojme tyj ! Aposteriori po te them se je nje palaco burre bashke me ate mafiozin austriak, Grossruk a si quhet ai!!

  • Battelli eshte i njejte me Grossrukun (Lastrukun) Asnji shprese, asnji mendim te mire per keta sherbetore te BERISHES. Zgjedhjet do jene fasade per ATA. MUNGON SERIOZITETI EDHE TEK ata MBASI sala I KA BLERE ME KOHE ASHTU SIQ E BLEU AMBASADORIN wolffardh.

  • OSBE eshte organizata me e korruptuar ne Evrope. Ruset kane pothuaj ndikim total mbi te pasi hajduter si Grossuck jane ne shitje per satrapet e evropes lindore perfshire ketu edhe Shqiperine. Turp qe Rama u bindet me shume ketyre morrave se vullnetit e votes se popullit.

  • Ketu e 10 vite me pare Neritan Sojlliu eshte shprehur per debimin e OSBE nga Shqiperia. Ne 23 vite karriere politike nje llaf qe ka thene per tu mbajtur parasysh, duhet t’i merret per baze budallajit.. Ka pas thene nje llaf per se mbari Gezim Kulufi,( vete ishte me ngjyre), ik mer jevg, se t’u ka bo morri sa nje MI HALESH, keshtu jane bere keta te OSBE ne vendin tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *