Simbolike, po shumë domethënëse gjetja e Lëvizjes studentore për Barazi-Studim Kritikë Veprim, që ka vendosur që në vend të miellit, ti godasë me “çmime Oscar” të korruptuarit në Qeverinë e Kosovës. Ata, madje u kanë vënë dhe një qilim të kuq protagonistëve në evenimentin e madh.
Çmimet Oscar për korrupsion, sipas Kosovapress, janë si në vijim: Për regjinë më të mirë fitues, kryeministri i vendit Hashim Thaçi. Producenti më i mirë, Kadri Veseli. Aktori më i mirë në rolin kryesor, Bajram Rexhepi. Aktorja më e mirë në rolin kryesor, Mimoza Kusari-Lila. Aktori më i mirë në rolin mbështetës, fitues AAK-ja dhe Vlora Çitaku. Çmimet për skenarin më të mirë u janë ndarë Forenzikës, për rasti e Dino Asanajt dhe skenarin e zgjedhjes së presidentes.
Për filmin e metrazhit të shkurtër e kanë shpërblyer Behxhet Pacollin, për rastin e Grandit. Ndërsa çmimi për filmin e huaj iu nda Bechtel Enkas dhe KEDS-IT. Pa çmim nuk ka mbetur as “Pronto” afera, pasi kjo lëvizje i ka ndarë çmimin e zërimit më të mirë. E çmimi për efektet speciale më të mira, janë ndarë për zhdukjen e Xhabir Zharkut përmes aeroportit të Prishtinë.
Dikush duhet ta bëjë dhe në Shqipëri megjithëse këtu dihet kush është “fituesi”. Ai i përhershmi që na ka neveritur dhe televizorin si media.
Email nga adresa: [email protected]