Oscar Pistoruis dënohet me pesë vjet burg

Ornela

Atleti paraolimpik i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij, Rive Stenkamp dhe u dënua me pesë vjet burg. Gjyqtari, Tokozile Masipa, tha se dënimi me arrest shtëpie nuk është i përshtatshëm në këto raste, duke pasur parasysh shkallën e neglizhencës, pas një diskutimi të gjatë me mbrojtjen.  Gjykatësi ka shqiptuar dënimin pasi të premten ka dëgjuar fjalët përfundimtare të prokurorit, Gary Nela, si dhe avokatit, Barry Rua. Kujtojmë se Pistorius muaj më parë ka vrarë në shtëpinë e tij të dashurën, Rive Stenkamp. Prokuroria ka kërkuar më parë që të Pistorius të shpallet fajtor për vrasje me paramendim, ndërsa mbrojtja ka insistuar që ai e vrau të dashurën, duke menduar se ishte një hajdut në shtëpi.

Share This Article
2 Comments
  • O miri ….po denimet kan qellim reflektimi …nuk kan qellim vdekjeprures si ne shqiperi …..ne shqiperi ….denimet jane vdekjeprurese ….25 e 35 ……..e ckuptim ka //// edhe sikur te dali nga burgu cdo njeri …..do te jete me i keq se u fut…….imagjinoni nje te ri 20 vjec ..te denohet me 25 vjet ……..do dali 45 ……..cila shoqeri do ta perballoj ????// Shqiperia ka denimet me te rrepta ….sepse fatkeqesisht …..politikat tona …..nuk ekuptojne qe jane ato qe pjellin kriminela ……..hajduter dhe vrases ………….Ne nje shoqeri te civilizuar ..ku sejcilit i jepet ajo qe takon ….edhe njerzit behen me te bute ….jo kaq te eger dhehakmares ……ngujohen familje te tera femije ..te pafajshem ………Kemi 24 vjet …qe kemi vajtur pas 24 shekuj .pas ………..Denimi i Pistoruis …eshte i pranueshem …..si nga akuza dhe vete ai ……..Mjafton kaq ….qe ai ta kuptoj dhe te reflektoj per fajin ………po ne vem denime maksimale qe ……te fitoj drejtesia ….se kush nuk ka mundesi do ta viuaj denimin ……por ai i pasuri ….per te shpetuar nga 35 vjet denim …….imagjinoni sa do te japi ?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *