Nga Mero Baze
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka rishkruar dhe rindërtuar figurën e presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke e portretizuar atë si një kriminel potencial, të cilin e instrukton se si duhet të mbrohet nga ligji.
Me këtë vendim, presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka fituar të drejtën të shkelë Kushtetutën në një shkallë të mjaftueshme, aq sa të mos konsiderohet e rëndë. Gjykata ka vlerësuar se presidenti e ka shkelur Kushtetutën, por jo në atë shkallë sa ta shkarkojmë. Po ashtu, ka vlerësuar se Kuvendi ka konstatuar me të drejtë shkeljet e Kushtetutës, por e ka tepruar kur ka kërkuar që për ato të shkarkohet.
Nuk po i hyj arsyeve që kanë çuar anëtarët jo magjistratë të Gjykatës Kushtetuese në këtë përfundim. I vetmi magjistrat në atë trupë, Altin Binaj, ka votuar të shkarkohet. Pjesa tjetër e gjykatës aktuale, është e mbushur me qoka politike.
Institucioni i presidentit të Republikës është institucioni më i lartë solemn i vendit dhe që e ka për detyrë të jetë simbol i integritetit moral dhe figurës përbashkuese në vend.
Si i tillë, ai është i prekshëm dhe i ndjeshëm dhe ndaj vetëpërbaltjes morale, e jo më ligjore, të figurës së presidentit.
Gjykata jonë kushtetuese ja ka hequr këtë solemnitet. Gjykata e quan normale, që presidenti të sillet si halabak rrugëve, të dalë në fushatë elektorale, të kërcënojë për dhunë, të pijë kafe me kapuç me persona në kërkim në shtëpi të miqve të tij, të shkojë nëpër selira partish e të zihet me rojet, pastaj të postojë foto me qen e mace në Instagram, me shpresë se po jep mesazhe politike.
Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, vetëm se Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi mospërputhjen e mandatit të presidentit me atë të kryetarit të LDK, në momentin që ai u zgjodh president. Pra kishte nënvleftësuar të jepte dorëheqje në kohë, nga kryetar i LDK. Dhe iku, për të respektuar solemnitetin e postit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk tha as që ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës, as shkelje e lehtë, ashtu siç nuk mund të thuhet për një grua, që është pak shtatzënë, jo aq shumë sa duket. Ose është shtatzënë, ose nuk është.

Por ajo që është më e rënda, është se Gjykata jonë Kushtetuese, është sjellë si Gjykatë Penale ndaj Ilir Metës. Ajo e ka trajtuar atë si kriminel të përfshirë në një krim dhe është marrë me lehtësimin e masës së dënimit. Pak a shumë ajo ka bërë interpretime penale, duke vlerësuar se sa të rënda janë krimet e presidentit.
Ajo i ka dhënë të drejtë vetes, të cilësojë një shkelje kushtetuese të zakonshme nga një shkelje kushtetuese të rëndë.
Fjala vjen, fakti që Ilir Meta anuloi zgjedhjet dhe futi Shqipërinë në spiralen e një lufte civile, e quan shkelje jo aq të rëndë, meqë lufta nuk ndodhi. Dhe për këtë nuk gjen lidhje shkak- pasojë, ndaj e quan shkelje jo dhe aq të rëndë.
Është njësoj si një kriminel që e ka shkrepur armën kundër dikujt, por atë e ka mbrojtur dikush tjetër dhe nuk ka vdekur. Dhe gjykata i ul dënimin.
Kështu e trajton Gjykata jonë Kushtetuese përgjegjësinë e presidentit të Republikës, në përpjekjen e tij për destabilizimin e vendit. Ka marrë atributet e një gjykate penale ndaj një personi të kapur në krim dhe i ka zbutur dënimin.
Tani e tutje ne do kemi Ilir Metën e padënuar, por presidentin e Republikës potencialisht një kriminel të mbrojtur me ligj. Falë Gjykatës Kushtetuese.
Së fundmi, nga pikëpamja etike, Gjykata ka shkruar një vendim me nervozizëm dhe agresivitet, sikur ta ketë shkruar Ilir Meta. Nëse shikon fjalitë e shkruara nga Gjykata, ka fjali të përsëritura me nervozizëm, të tipit “nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Është fjali tipike e përsëritur, si ato tiket nervore të Ilir Metës kur i ikën truri, siç u bërtiste rojeve tek godina e FRD, “përjashta ë.., përjashta ë.., përjashta ë…”.
Kjo fjali është përsëritur shtatë herë me nervozizëm, çka tregon mungesën e qetësisë dhe presionin nën të cilën Gjykata ka shpallur vendimin në mesnatë, kur mendonin se Shqipëria po flinte.
Të gjithë e njohim historinë e presioneve të Ilir Metës mbi drejtësinë. Të gjithë e dimë historinë e kasetës së tij që u shpall “se nuk ekziston”, nga një gjykatë me pesë anëtarë. Të gjithë e dimë çfarë kanë hequr anëtarët e kësaj gjykate, duke ju trokitur në derë çdo ditë, përfshi dhe akuzat publike të Ilir Metës. Të gjithë e kuptojmë tani këtë produkt të tyre, si një mungesë e personalitetit të tyre.
Dhe nuk kanë shumë faj. Janë njerëz të rëndomtë, të marrë nga jashtë sistemit me qoka politike dhe janë çuar në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend, në atë institucion ku bota çon juristë 80- vjeçarë, nga ata që përtojnë të ngrenë dhe vetullat të shikojnë kush je, e jo më të dëgjojnë kërcënimet e tua.
Tani pasi e kemi bërë vetë këtë Gjykatë kështu, nuk është e ndershme t’u kërkojmë të jenë dhe gjykatës të Kushtetutës, disa njerëz që në këtë qytet askush prej nesh s’do ti merrte as për avokatë. Përveç Ilir Metës, që paguan çdo gjë kur është në hall.

Bjerri Mero se i bije mire,tani qe ste erdhi pas bythes na e nxore gjukaten si te pa afte.Shpejt harrove qe pak me pare i beje elozhe kesaj gjykate.Rama ka gjetur nje Mero tjeter, Besi Bekteshin qe e mbron me mire se ty te doli boja.Tani qurravitesh prane Bashes duke harruar se cfare shkruaje per te 2 muaj me pare.Nuk i duhesh asnjeriu,prandaj je xhindosur
Hera e parë në historine e jurisprudencës ku kanë të drejtë
akuzuesit dhe të akuzuarit.
Punë gjykatësish shqiptarë,gjellë qensh të korruptuar.
Po ti pse vendos vetem shkronjen e pare te emrit tend ?
Vendose komplet emrin sic e ke, Kar,
se nga sa shkruan e meriton ate emer
Si gjithmone brilant! Keshtu do te ndodhe ne Shqiperi derisa Presidenti te mos zgjidhet me votim te drejtperdrejt te popullit dhe te perfaqesoje pushtetin e trete: Gjyqesorin.
Ne te vertete kjo mangesi kushtetuese vihet re ne te gjitha Kushtetutat e shteteve qe e quajne veten Demokratike, ku kjo mangesi vihet re edhe ne SHBA.
Shqipëria ka 30 vjet që nuk po shndërrohet dot nga një ish-shtet Diktatorial Komunist në një Shtet të ri Demokratik. Realisht shteti “Demokratik” vazhdon te jete një instrument diktatorial në duart e kryetarit të Partisë në Pushtet, siç ishte dikur në duart e Sekretarit I të PPSH, Enver Hoxha.
1. Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj që e kufizon mandatin e Kryetarit të Partisë dhe ata shndërrohen në Diktatorë.
2. Kryetari i Partisë që fiton zgjedhjet ngjitet në kreun e Pushtetit Ekzekutiv, bëhet Kryeministër.
3. Kryetari i Partisë-Kryeministër zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, bëhet edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ.
4. Kryetari i Partisë, Kryeministër e Kryetar i Pushtetit Legjislativ zgjedh Presidentin e Shqipërisë. Pra behet edhe Kryetar i Pushtetit Juridik.
Kështu, në Shqipëri, në vend të tre pushteteve që balancojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, kemi një Kryetar Partie që kontrollon të tre Kolonat Themelore të një Shteti Demokratik.
E vetmja mënyrë për të balancuar dhe kontrolluar tre pushtetet në Shqipëri do të ishte zgjedhja në postin e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli, i cili do të përfaqesojë Pushtetin Juridik.
Shprehja popullore zotërinj të nderuar, “është pak me barrë,, merr edhe kuptimin që e mjera nuk e ka me burrin, prandaj i tha burrit jam pak me barrë. Me pak fjalë është dobiç gjëja që do pillet. Se kujt ia la dobiçin në prehër ose në derë si vjen muhabeti ajo put@na gjykatë tjetër punë. Nashinë ajo deklerata e ambasadores është ” pushtllik,, i thonë këtu në Greqi ose vjen “era mut,, i themi ne lalët.
Vendimi i kesaj lloj gjykate , per te mos ckarkuar Presidentin Ilir Meta , eshte nje nga turpet me te renda , qe ka bere c’do gjykate e zakoneshme e ketij Vendi . Ilir Meta eshte fajtor , qe e ka mbushur me kohe kupen . Kete kupe te mbushur e ka vene re c’do shqiptar , ne moshe madhore dhe me llogjike minimale . me llogjiike , qe te dalloi krahun e djathte ng a ai i majte . Ne kundershtim flagrant me kete opinion publik , gjykata e fali Presidemtin e shkarkuar nga kuvendi . Kjo eshte ashtu sic shkruan , Mero eshte , qoke presidenciale . Dihet se vendimet e gjykates , vetem zbatohen , por nuk di ne se ka kopetence komisjoni i monitorimit , per ndonje saksion ndeshkus , ndaj ketyre mumjeve gjyqesore , qe marrin roga te majme , per te dhene padrejtesi brutale . Si qytetar i thjeshte , ju bej thirrje antarve te kusjhtetutes , qe firmosen kete turp kombetar, te japin vulklnetarisht dorheqjen , minimumi , per pa aftesi , megjithse kane votuar me komande nga ish presidenti anarshist Ilir Meta. Te mbetet si nam nacional : U sakrifikua gjykata , per presidentin arrogant . Me mire se Mero nuk e argumentoj , por Presidenca duhet injoruar , . Te konsiderohet i ckarkuar , sikurse edhe Gjykata , qe ka ndyre mbiemrin kushtetuse .Ketyre votusve te komanduar , nuk u ka mbetue asnje pike yndyre juridike . Zgalem .
Turp me te madh nuke ka per nje gjukate kushtetuse te rreformuar te mare nje vendim te ketille, kre n=je president le detyren e presdentit dhe behet pale me opoziten,* duke mare edhe rolin e kryesusit te saj, pa folur per veprimet antiligjore e
kushtetuse. GJukata kushteuse , paska pritur qe SHqiperia te perfshihej ne lufte vellavrasese smbas, thirjeve qe bente Meta , duke u sjell dhe vepruar me keq nga nje rrugac. Ky vendim , -ka vetem nje te mire per Edi Ramen se,/ i hoqi opozites akuzen se dreejtesia esht e kapur nga Rama. Ndersa besimin e shqiptareve tek drjtesia e re , e ka zbehur aq shume sa
te humbase tek rreformi i saj
6 dhe demokracin ne vend
Vendimi i GjK duhet respektuar.
Mero e ka trajtuar shume mire ceshtjen.
Kryetari i shtetit me karagjozi, me budallai, me i paafti, me fshataresk, me i cmendur dhe me donkishot – nje tjeter si ky nuk e gjen dot!
Per fat te keq Vetingu eshte si i thone” U mbars Mali dhe polli nje Mi!!!” per fat te keq,nuk ka rezultat Vetingu ,ne nje shoqeri tej per tej te korruptuar,te corientuar nga politika ,qe ka 30 vjet qe ulerine neper auditore dhe foltore,neper gazeta dhe televizione,neper rruge dhe mitingje….vetem fjale te urrejtjes,te hileve,nihiliste,zhurme coroditese pa bereqet,lufte brrylash dhe te fortesh,lufte partiake dhe te korruptuarish dhe si perfundim i kesaj katrahure….kudo …po kudo pa perjashtim do vendosn njerzit me rushfet,me nepotizem,me partishmeri me objektiv qe te sherbejne me te fortet! Keshtu do vendosen ministrat,deputetet,gjykatesit,prokuroret,liderat drejtoret…dhe mos prisni qqe keta “Udheheqes” te drejtojne me trurin e tyre!!!!
Per fat te keq Vetingu eshte si i thone” U mbars Mali dhe polli nje Mi!!!” per fat te keq,nuk ka rezultat Vetingu ,ne nje shoqeri tej per tej te korruptuar,te corientuar nga politika ,qe ka 30 vjet qe ulerine neper auditore dhe foltore,neper gazeta dhe televizione,neper rruge dhe mitingje….vetem fjale te urrejtjes,te hileve,nihiliste,zhurme coroditese pa bereqet,lufte brrylash dhe te fortesh,lufte partiake dhe te korruptuarish dhe si perfundim i kesaj katrahure….kudo …po kudo pa perjashtim do vendosen njerzit me rushfet,me nepotizem,me partishmeri me objektiv qe te sherbejne me te fortet! Keshtu do vendosen ministrat,deputetet,gjykatesit,prokuroret,liderat drejtoret…dhe mos prisni qe keta “Udheheqes” te drejtojne me trurin e tyre!!!! Ata do punojne me trurin e PADRONEVE!!!!
Pse duhet te merakosemi ,qe nuk u shkarkua Ilir Meta si President i vendit?Gjykata Kushtetuse e “mati me saktesi” sa te rende e kish ai,gabimin.Nastradini tha “gomari do ti ngrinte kasetat,me muzike te lehte a te rende”,e pse mos te thote kjo gjykate ,”Cna duhen ne gabimet e Presidentit,populli do ti paguaj”.
Kjo eshte “Drejtesia e re”,e dale nga “universiteti plepave” te iniciuar nga Rajersoni qe ne 1992-shin, kur per cdo gje vendosin guvernatoret e akredituar ne Shqiperi.Kjo menyre te vepruai na ka lene jetim rrugeve,ku bota qesh e na tall.
Nuk e di a e ka kuptuar “Avokati Ngjela” kete pune e kete vendim se nuk kam pare te jete shprehur akoma? Kjo eshte “Demotakercita” e jo demokraci.
DITA:Me këtë vendim të GjK Shqipëria “fitoi” një ILIR METË por humbi një PTESIDENCË dhe vihet në pikëPyetje reformimi në përgjithësi i SISTEMIT TË DREJTËSISË SË RE.Ajo nuk bëhet më edhe për 30 vjetë të tjera.
-GJK është mbytur në rrjetën e fakteve të shumta të ndodhura me I.Metën opozitar Partie nëse janë thyerje të LEHTA apo të RËNDA.Militantizmi tyre bën M M Y Y..!
-Tashmë mixhilisi i Hana- Listëve të tipit A.Bushati, F.Lubonja,etj duhet të marrin nië peshore farmacie-MAMI për të gjetur nëse I.Meta është apo jo “shtatzënë” .
-Ne e dinim se 3 antar të GJK ishin emruarë jashtë kritereve nga I.Meta dhe Ai nuk do shkarkohen 4/3.Por votimi 6/1 është shumë i kompromentuarë nga ndërhyrjet e një të TRETI.
-Fakti që Ambasadorja KIM nxitoi të jap OK GjK tregon se kjo Ambasadë kërkon sa më shumë të dënuarë ndaj qeveritarëve në detyrë,Pasi Reforma në drejtësi monitorohet prej tyre dhe të deklarohet se …drejtësia tek NE po ecën mirë,kur në faktë ka ngecur dhe se po bëhen arrestime shumë SELEKTIVE dhe pa argumente bindëse.
-Megjithatë 90 % e popullit është i bindur se I.Meta duhej shkarkuarë nga detyra pasi kërcënimet e tij për destabilizim ishin terroriste,Në Elbasan u vra një DOKTOR,por Topa,Avjon dhe Raketa.. nuk u përdorën dhe I.M nuk u goditë nga Amerikanët në malet me gropa të DAJTIT.
-FLM DITA,M.BAZE
DITA-M.BAZE:Pse kemi NE GjK.!? 3 nga 7 Gjyqtarët janë MILITANT PARTIE të deklaruarë me kohë dhe të emruarë mga I.Meta jashtë kritereve:
1.V.Tusha KRYETARKA ka vite që i ka mbaruarë mandati dhe mbahet Aty nga IM për votë si militante e LSI e propozuarë fillimisht nga Im për kryetarkë të KLSH.Dhe Ajo është e pazëvëndësyeshme derisa Im të ketë pushtyarë Presudencën.
2.M.Xhaferllari pa kaluarë VETINGUN u fut nga dritarja e GjK nga S.Berisha dhe Alibegu-MD dhe të PD që u ka shërbyerë me zell.Ajo dribloi ARTA VORBSIN për faje të Gramos Ruçit si Kryetar Kuvlndi dhe të E.Ramës që i lanë fushë të lirë I.Metës të diktoi lojën në fushë.
3.S Bejte e deklaruarë 100 % në TV militante e LSI dhe ish notere që nuk duhej të pranohej në GjJ.Por,Sonila shoqa e Andit në TV-Berisha pati suport pozitivë të TREFISHTË:Saliun,Alibegun,Liken,ku të tre bëjnë ligjin në PD+LSI+TV-të e Saliut të kapur 98 % prej tij që në 2005..dhe 90 % derejtësinë që në 1992.
-Në këto kushte të raportit 4/3 Maxhoranca nuk duhej ti futej DETIT NË KËMBË.
-Deklarara e Ambasadores KIM që i tha OK GJK tregon se Amerikës Amerikane i intereson pavarsia e GjK dhe jo sa ministra dënohen nga PS dhe nëse Im qëllon me topa Maxhorancën,Amerikën dhe popullin Socialist.
-Dënimet SELEKTIVE duke godutur vetëm PS tregon se AMERIKA PS-në e barazon me PPSH të Enverit që nuk e mposhti dotë për 45 vite.
-FLM DITA,MB
Kapterri pensionist Ethem Lalaj sot ka thyer rekordin e marrezise tij, qenka vet-graduar si…KOLONEL!
Ej Kapterr Lalaj, me hap rrjeshtor per ne Corrush te Mehmet Shehut te gajasesh ca katundaret e tu atje me ate KOLONEL qe quan vehten.
U mbars mali dhe polli nje mi! Kjo eshteesenca e ketij vendimi as mish e as peshk te kesaj gjykate,e cila duhej te ishte gjykata me prestigfjioze e vendit dhe jote katandisej ne nje shtojce ligjore te maniakeve qe kane zaptuar zyrat e presidences.Turp per gjashteshen gjyqtare te kohes se plepave dhe respekt per zotin Binaj,i cili e nderoi emrin e tij,popullin qe e beson dhe kombin tone.
U krijua edhe nje precedent tjeter. Tani çdo zyrtar qe vjedh pak (500-1 milion euro) do denohet me qendrim ne detyre deri sa te dale ne pension, ( ose sa ti mbaroje mandati )
Çdo plagosje me arme do quhet krim i lehte, autoret do behen punonjes policie.
Edhe ai qe do te tregtoje lende narkotike (deri ne 1 ton) do ti hiqet verejtje me paralajmerim, per mos realizim plani.
Tani çdo gje do gjykohet qe nuk eshte aq e rende.
Dihej qendrimi i Gj.K, kur anetaret jane emeruar nga presidenti.
Ata gjyqtare nuk jane te afte profesionalisht, jane shquar per dallaverexhinj, te korruptuar, te shitur. Asnjeri prej tyre nuk ka dinjitet, as intergritet, njerez pa vlere njerezore e jo me profesionale. Po ti analizosh nje nga nje, asnjeri se meriton te punoje ne sistemin e drejtesise.
Kjo eshte drejtesia e re, kjo eshte reforma ne drejtesi, ky eshte vettingu, qe eshte trumbetuar prej 5 vjetesh nga Ambasada Amerikane, e pra ja ky vendim i GjK eshte rezulrati pse u shty afati i vettingut. I pafshi hajrin kesaj reforme ne drejtesi.
Ne Shqiperi cdo gje behet formalisht. Mjer ky popull ne duart e kujt ka rene, te politikaneve e drejtesise, qe sdo vendoset asnjehere.
Putana e Janullatos ilir muti , mbasi kaperxeu garthin e me tela me gjemba me batanien e KLGJ
dhe qendroj ne presidence dhe per ca dite ,
u frymezua aq shume nga kjo Beteje sa kerkoj Revansh ne TikTok ,
duke Kercenuar si Mafioze kundershtaret e tij lol !!!!!!!!!!
Ky mundet me ken fundi i shkerdhates se janulles esadiste ilyer muti
ci bone vetes o mamluk
Mero, po ku e di ti se cfare ka thene Gjykata Kushtetuese? Mos valle e ke vendimin e arsyetuar? Krahasimet qe bejne, jane banale dhe nuk kane baze juridike. Nejse, pune gazetaresh
Lexova një komentues ku shkruan:Mjerë populli në duart e kujt ka rënë.
Unë po e pyes atë: Pse ekziston popull në Shqipërisë?!
Pse ekziston popull në Shqipëri?
Per Ilir Meten – Ose eshte, ose nuk eshte me barre – sa bukur e gjen eksperti gjinekolog ky Mero Baze.
Por te njejten pyetje – Ose eshte, ose nuk eshte me barre – nuk e ben dot per Saimir Tahirin, mbase sepse duket pret konfirmimin nga Habilajt…
Nje pyetje kam per kedo qe ka ndopak memorie – A e mban kush mend kete Mero Baze nga 1992 der sot ndryshe nga sherbetor i pushtetetit te rradhes?
Mero Baze eshte i sakte ne gjykimin e tij dhe meriton nderim dhe falenderim njekohesisht.
Mprifni sfurqet, sopatat dhe lopatat – çirrej ky president i çmendur, qe as per te ruajtur dhite e Cepanit nuk vlen!
U denoncua nga ish ministri i tij per afera korruptive, per te futur ne pune ne rang drejtori miq pa aresimin perkates, per ”sigurine” e marrjes se shumes korruptive te 700.000 eurove nga tendera me shkelje rregullash ligjore, ben fushate per partine familjare, bashkohet me opoziten, dekreton dhe anullon diten e zgjedhjeve, organizon mitingje butaforike dhe ben numera adoleshenti, kercenon rojet dhe u hakerrohet si çakalli, duke skermitur dhembet se do t’i çonte ne burg me duartë e tij, flet percart se amerikanet do ta vrasin dhe kerkon ”favorin”: me mire eshte ta vrasin ne Malin me Gropa, jep dekorata dhe shtetesi, duke shkelur afatet dhe pa pyetur institucionet perkatese, mbron hapur ish prokurorin e korruptuar -Adriatik Llalla, qe u denua nga gjykata per vjedhje dhe korrupsion dhe u arratis nga vendi…
Cfare doni te beje tjeter ky horr-vagabond?!
Kjo tregon qarte se GJK eshte nje trupë qokash, miqsh dhe dallaverexhinjsh, qe bejne te tilla poshtersi, ndersa marrin nje thes me para nga taksat e ketij populli.
Turp, 1000 here turp!
Nje personalitet politik i drejte, i mencur dhe me integritet jep doreheqjen edhe per faktin e perfoljes.
Ky palonjeri eshte folur e perfolur me fakte, me pamje, me ze dhe figure me dhjetra raste dhe rri si shejtan, si kujdestar qensh dhe macesh, kafshe te cilat na i nxjerr ne fotografi prane vetes.
Turperoi tere vendin, te gjithe shqiptaret nje dordolec i ngjashem me Duçen…
Ky nuk eshte dhe nuk ka qene asnje dite presidenti i vertete i Shqiperis dhe i shqiptareve.
….
More shokeni, ky Merua (Baze) qe ka shkrojtur tere kete razyme per Ilir Meten, ka gjekafshe lidhje me ate Mero Bazen qe ka shkrojtur e ster-shkrojtur se “Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda (mbiemri nuk me kujtophet), atesine e Grigorit ja faturoi Kristaq Rames” – jane fjale per fjale c’ka shkruar ahere!
Populli rregjistron dhe nuk harron. Nuk ka asnje cudi cdo gje normale, jemi ne shqiperi. Nje kuluf i ati kallepi duhet te vazhdoje te mbaj ate post te larte gjykuan ” gjykatset”. Por I. Meta te pakten 40 vjet duhet te rrij nden kosh qe mund te dale nje gjysem qytetar.
Populli rregjistron dhe nuk harron. Nuk ka asnje cudi cdo gje normale, jemi ne shqiperi. Nje kuluf i ati kallepi duhet te vazhdoje te mbaj ate post te larte gjykuan gjykatset. Lum si ne, e lum si ata.
Gjykata Kushtetuese,ka bere nje gabim shume te madh,bile edhe te pafalshem.Ka vendosur,qe te mos shkarkoje Presidentin,simbas vendimit te Kuvendit te Shqiperise,qe miratoi vendimin e Komisionit qe ky Kuvend e krijoje per ta hetuar Presidentin.Vendimi i Kuvendit ishte sa idiot,dhe i jashteligjshem,por edhe me shume fallsifikime te turpshme,shpifje,mos kopetence dhe te gjitha keto maskaradheqe,i ka firmosur edhe Gramzi i famshem,qe na e mbante vehten si te “drejte “(si draperi),dhe parimor ,qe respektonte vetem ligjet,sidomos maste edhe sekontat,e fjales se deputeteve,qe i kishte,shume per zemer.PRA Gjykata Kushtetuese,gaboi qe nuk ja ktheu Parlamentit,vendimin e jashligjshem,qe sapo e morri ne dorezim,dhe duhej te merrte vendim te rrepte,per te gjitha shkeljet ligjore,mos respektimin e kushtetutes,interrpretimet e gabuara qe bente per ligjet,por me shume,per mashtrimet dhe fallsifikimet ,qe dukeshin qarte ne ate vendim te Kuvendit,deri tek ish kryetari i tij,qe kish vendosur firmen,ne dijeni te te gjitha shkeljeve qe Ruci,me ndergjegji kish bere,duke e ditur,se do largohej nga Parlamenti.Ky eshte Gabimi i vetem i Kushstetueses.Kete vendim,edhe vete Mero Baze,si kryemashtrues profesionist dhe me shume experience,e ka kuptuar shume qarte,prandaj edhe shkrimi i tij,nuk ngjan,me shkrimet e tjera te ketij karagjozi dallkauk.
VETEM MJERO GELVAZA NUK KA TE DREJTE TE FLAS PER MORAL E AQ MEPAK TE FLAS PER DREJTESINE
KUJTON SE AQ KOLLAJ MUND TE FUTESH NE SFERA QE NUK JUA KE HABERIN
IMAGJINO NJE INXHINJER PROFAN MINIERASH TE JAP MEND PER LIGJET E KUSHTETUTEN
KUJTON SE MQSE EKANEMBAJTUR SI OTURAK BERISHA E RAMA KA TE DREJTE TE FUS
HUNDET KUDO
RRI O QYQAR TEK AJO PACAVURJA JOTE E MOS NA CAJ TRAPIN
MERRU ME BATONAT E EDVINAT
KEPUCAR RRI TEK KEPUCA
DHE MOS HARRO TE SULMOSH ALBININ SE TE MBYT RAMA
z.Mero.
Po per te miratuar ligj ne zhvillim e siper te ngjarjeve qe ministrat te betohen tek noteri, nuk eshte shkelje e Kushtetutes?
Nuk shkarkohej Presidenti Republikes.
Me kete vendim, Gjykata Kushtetuese mbylli ceshtjen.
Presidenti do apelonte ne gjykaten europiane dhe do fitonte.