Letër e nënshkruar
Vasil Puci
Dil moj nënë shiko jashtë, si lufton Kontrolli i Lartë!… Kështu i këndohej një formacioni luftarak gjatë Luftës Nacional Çlirimtare kur luftonte Brigada e Gjashtë. Kontrollin e Lartë ne duhet ta besojmë për këto arsye: Është kontroll shteti, e di që në krye ka një njeri të dijshëm. Në qoftë se Kontrolli i Lartë i Shtetit është kthyer në vegël të SHQUP-it dhe ne na bën fletërrufe siç thotë Gjiknuri, koalicioni i majtë ka çelësat e kullës së barit për të drejtuar.
Luhet me shtetin dhe me drejtimin e shtetit, nuk është pak për ne. Në të tilla raste nuk të ndihmon as Obama, as Merkeli e as B.Europian. Prandaj kryeministri Rama duhet t’i flasë popullit në radio. Po pse në radio?! Një të shtunë kur të jetë i qetë dhe të mos t’ia pengojë njeri fjalën, të përgatitet e të sqarojë si është e vërteta. Në televizor s’të lë Saliu e Paloka të flasësh e të dëgjosh, s’të lë Flamuri të kritikosh. Kur qeveria, siç thotë Gjiknuri, po përgatit të gjithë dosjen e plotë të cilën do t’ia vërë në dispozicion organit të akuzës për nxjerrjen e përgjegjësit që kanë pasur drejtuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Shkaktuat katrahurën më parë, ju ka paditur Kontrolli i Lartë (pra Brigada e Gjashtë). Shkurt, kur s’e përgatite dosjen që ke pasur dy vjet kohë, ta përgatit Kontrolli i Lartë. Ky është shteti dhe jo pushteti.
Në qoftë se është bërë e zakonshme që hajdutët të kthehen në akuzues me ndihmën e KLSH-së siç thotë Gjiknuri, atëherë në Shqipëri kanë rënë tre institucione: Presidenca, Prokuroria, Avokati i Popullit. Pra ne drejtohemi nga Kryeministria, domethënë nuk dimë të bëjmë shtet dhe do thërrasim asistencë ndërkombëtare.
Unë kam besim te qeveria, po të mos flejë gjumë. E nisa me luftën, do ta përfundoj me të duke përshtatur. Ju vuri përpara Saliu, qeverinë, parlamentin, të gjithëve. Njerëz të pazotë! Pushtetarët porsi miu. Po ju dënon Saliu (Bedriu).
