Ose të ndryshojmë jetën, o të zhdukemi të tërë!

redaktor

(Nëse s’do qe vdekja, jeta nuk do ishte kaq e rëndësishme)

Që të themi të vërtetën,
që të gjithë kanë rënë në leqe,
sepse e jetojnë jetën,
edhe kur është shumë e keqe!

Që prej ditës së fillimit,
jetën kaq të shtrenjtë e kanë,
dhe në kamp të përqendrimit,
qenë të paktë që veten vranë!

Jetën e do fort i riu,
dhe më fort kur je gërdallë,
çfarë s’ka bërë në jetë njeriu,
që të mbetej një i gjallë!

Shumë s’e dinë në të vërtetë,
ç’është burgu dhe shtrëngimi,
po nuk e provuat vetë,
s’jepni dot kurrfarë gjykimi!

Nëpër dhimbje të mëdha,
kur duket se s’ka më shpresë,
njeriu ka bërë gjithçka,
vetëm për pak mbijetesë!

Për pak ditë edhe ca,
s’di në ç’gjynahe u futët,
a s’qenë çifutë dhe ata,
që në furrë fusnin çifutët?!

Kur je në tehun e thikës,
dhe kur vdekja rrotull rri,
ca prej dhunës-ca prej frikës,
mund ta bënte çdo njeri!

Kur vetë s’i kemi provuar,
s’kemi të drejtë t’i gjykojmë,
shumë të paktë kanë duruar,
dhimbje që s’mund t’i durojmë!

Dhe në qoftë e sfilitëshme,
dhe kur mizori jeton,
jeta është e rëndësishme,
ngaqë vdekja ekziston!

Durojmë gjithë vetëtimat,
vetëtimat dhe rrufetë,
dhe vetëm ata më trimat,
ikin vetë nga kjo jetë!

Me miliarda të tjerë,
u shkrua dhe fati im,
e duroj këtë kolerë,
se ende nuk jam një trim!

Të durosh këtë mynxyrë,
një torturë çdo ditë të nisësh,
kur s’e bën dot më të mirë,
Botën dhe mund ta braktisësh!

Jetës sonë nuk i janë ndarë,
injorantë e arrogantë,
po nuk jemi magjistarë,
qymyret t’i bëjmë diamantë!

Do ta gdhend gjithë të vërtetën,
në një shkëmb e jo në rërë:
“Ose të ndryshojmë jetën,
o të zhdukemi të tërë!”

Share This Article
7 Comments
  • Te ndjen tjetri,si i ligu dhe i miri,qe je NJERI.Dhe njeriu tek ne numer shume te paket mundf ta gjesh ne muze.
    Prandaj zoti Duka,flet nga shpirti i pasur dhe i plasur:
    ´´Ose te ndryshojme jeten
    o te zhdukemi te tere´´
    Dhe ti kerkosh races tone(marre guximin ta quaj race), te shikoj dhe te shkoj drejt drites,eshte njesoj sikur te detyrosh urithet te jetojne mbi toke.

  • Po,rente zjarri gjithandej!
    (S’shtyet jeta me pahire…)
    Dhe atje ku renka flaka
    Thone,cel lulja me e mire!

    Mbas kesaj,Zoti qe thone
    Nuses do i flas ne vesh:
    ” Sonte do zem nje te njom… ”
    Qofte shqiptar ky peshqesh..

  • Pse kete pesimizem more Arben poeti?
    Vetem 3 vjet qeveri ka Edi i shkreti.
    Kaq shpejt po merzitesh e pezmatohesh?
    Po shfryn fuqishem dhe zemerohesh?
    Me mir se sot kur ke qene ti vete?
    Se kjo qeveri te shpetoi dhe jete.
    Ne Itali te coi me fondet e veta.
    Atje te kuroi e tu zgjat jeta.
    Pra o Duke te pakten ti mos u qaj.
    Se me kte qeveri e ke vertet vaj.
    Po ke hallin tone mos e prish rehatin.
    Se ne jemi te kenaqur me Ram shalgjatin.
    Kur me mir se sot ne kemi qene?
    Ja e shpejt ne shkolle do mesojme dhe fene.
    Kemi mjaft arritje dhe realizime.
    Kemi pot suksese dhe aspak deshtime.
    Kur te kemi mbushur me Ramen 50 vjet.
    Ateher gjith bashke do ta bejme lanet.
    Se ashtu e ka ky popull zakon.
    Duron 50 vjet pushtet pastaj e mallkon.

    • Ti qe perfaqeson popullin kur nuk di ta kuptosh edhe kete poeme mos shkruaj fare se qe te replikosh me Arbenin duhet te jesh ne nivelin e tij

  • o popull sa gjera behen e emrin tend, tha i madhi aktor SANDER PROSI……
    dhe poetiflet per popullin jo per ARBENIN,
    poeti fisnik flet qe 26 vjet ne e hengren jeten, dhe ti o njeri popull, besoj se flet ne emer te popullit,por nuk je, je pasanik, nuk flet si njeriu popull…..
    dil e shih kafenete
    mbushuro dite e nate
    qe nga pleqte e te rite
    nuk punojne asnje cike
    se u mungon cdo dite
    shtepi, pune te ndertojne
    familjen e tyre te gezojne
    e femije te trashegojne
    si bene prinderit tane
    amanet na e lane
    virtutet e ndershme mos ti harroni
    por kjo politike gjerat i ngateroji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *