Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po investon rreth 500 milionë lekë në Shkodër, kryesisht në periferi. Atje po vendoset rrjeti 20 kv dhe linjat e reja ABC, të cilat sjellin cilësi më të mirë furnizimi me energji elektrike.
Administratori i OSHEE, z.Adrian Çela u ndal në lagjen Vakshar-Dracin, ku shoqëria vuri në “jetë” linjën 20 kv, e cila ishte ndërtuar 10 vjet më parë, por nuk ishte shfrytëzuar, duke i lënë banorët të furnizoheshin me cilësi të dobët.
“Vlen të theksohet prej 10 vitesh është bërë investimi në linjën 20 kV por ka qenë e ‘vdekur’ sepse u ndërpre dhe u harrua, dhe në këto 10 vjet nuk kanë hyrë asnjëherë në shfrytëzim. Me investim tonë tashmë ky rrjet është në eficencë të plotë dhe të 5000 mijë banorët përfitues po marrin shërbimin e duhur”, u shpreh administratori për mediat.
Aktualisht në zonën e ish-Sanatoriumit po ndërtohen 2 kabina 20 kV dhe te lagja “3 heronjtë”, si dhe janë 2 kabina të reja në këto 2 zona ku përfitojnë rreth 8 mijë banorë.
OSHEE po përfundon me bankën gjermane KFW një marrëveshje për të ndërtuar 5 fidera të rinj për të vënë në funksion N/stacionin e ri të Bushatit, si dhe do të investohet në rrjetin e tensionit të ulët e të mesëm (TU dhe TM)
Disa nga projektet:
Në Shkodër, qytet po rikonstruktohen 20 kabina, të cilat janë jashtë kushteve teknike, të lëna në harresë prej 20 vitesh
Spitali
Në dy muajt e fundit, OSHEE ndërmori një aksion duke pastruar linjat e abonentëve privatë që lidheshin me fidrin e spitalit të Shkodrës
Shumë shpejt do të ndërtohet fidri unazor që jep garanci maksimale për furnizim pa ndërprje të energjisë për institucionin shëndetësor
Vermoshi
- Janë shtruar 7 km linjë e re 10 kv, si janë ndërtuar 3 kabina, përfitojnë 1200 banorë
Velipoja
- U ndërtuan dy kabina të reja, duke përqëndruar 10 kabinat ekzistuese, të cilat shpërndarë dhe vendosur në ccdo cep banese pallati
- Investimi me vlerë rreth 250 mijë USD parashikon rrjet të ri ABC, etj
- Përfitojnë 5000 banorë
Vasil Shanto
- Shumë shpejt do të nisë investimi në lagjen “Vasil Shanto”, në hyrje të qytetit. Kjo lagje banohet nga pakicat rome dhe për 25 vjet është lënë në harresë që kur u ndërtuan linjat e para dyzet vjet më parë
Arkëtimet
- Deri ne Muajin Nëntor 2015 për Rajonin e Shkodrës janë arkëtuar 4.9 miliardë lekë ose rreth 76% më shumë se deri në Nëntor 2014, të cilat ishin në nivelet 2.8 miliardë.
Humbjet
Humbjet janë në masën e rreth 45% deri në muajin nëntor 2015, dhe krahasuar me vitin 2014 kemi nje reduktim ne masën e 7%, kurse në raport me 2013-n, u reduktuan me 16%
