OSHEE aksion në Durrës, kallëzohen penalisht 40 abonentë

Leda Hysa

OSHEE Durrës në kuadër të aksionit mbi kontrollet për debitorët dhe abuzuesit e energjisë elektrike ka zbuluar vjedhjen e energjisë nga abonenti privat ne fushën e industrisë prodhuese (veshje), për rilidhjen e paligjshme të linjës elektrike.

Subjektit privat i ishte prerë furnizimi me energji pasi ishte debitor, por pas kontrollit u verifikua se ai kishte rilidhur energjinë, pa paguar detyrimet, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Për këtë arsye, u bë arrestimi në flagrancë i abonentes M.H. dhe tashmë po gjykohet nga organet kopetente.

Ndërkohë, po në Durrës, dy abonentë familjarë, F.K. Dhe K.B, janë proceduar për vjedhje të energjisë elektrike.

Të dhënat e fundit nga qyteti bregdetar tregojnë se janë proceduar në polici rreth 40 abonentë, privat dhe familjar.

“OSHEE u bën thirrje abonentëve debitorë të mos zgjedhin rrugën e gabuar dhe ndëshkuese të vjedhjes së energjisë, por, në pamundësi pagesash, t’i drejtohen kompanisë për tu njohur me skemat lehtësuese të shlyerjes së faturave me këste të dritave”, thekson OSHEE.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *