Ka nisur sot në Tiranë konferenca 3-ditore, me temë “Programi i Teknologjisë Energjetike dhe Qeverisjes: Menaxhimi i Përgjithshëm i OSHEE”, organizuar nga USAID, në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Të pranishëm në këtë aktivitet janë drejtues të OSHEE-së, përfaqësues të USAID-it, si dhe përfaqësues të Kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike të Sacramentos në SHBA.
Albana Ferraj, drejtore e Divizionit Tregtar, pranë OSHEE, përshkroi shkurtimisht etapat e zhvillimit të të kompanisë, nisjen e reformës dhe rezultatet e arritura, dhe çfarë pritet me liberalizimin e tregut të energjisë.
“Situata shfaqet e përmirësuar, me tendencë të theksuar për të shkuar drejt normalizimit të mëtejshëm. Sigurisht, jemi koshient për vështirësitë dhe sfidat e vazhdueshme që na presin, por nga ana tjeter, të bindur, ne vazhdojmë përpara, duke konsoliduar qëndrimin për ruajtjen e dinamikës pozitive që shoqëron kompaninë aktualisht”, deklaroi Ferraj.
Dy nga treguesit kryesore të performancës, si humbjet dhe arkëtimet paraqiten pozitivë. Kështu, niveli i humbjeve krahasuar me vitin 2013 rezulton me rënie nga 45% ne 31%, kurse arkëtimet, kanë pësuar një rritje te ndjeshme, nga 38 miliardë, në rreth 65 miliardë lekë për vitin 2015.
I pranishëm në takim ishte edhe përfaqësuesi i USAID për Tiranën,Marcus Johnson, i cili vlerësoi bashkëpunimin “e shkëlqyer me OSHEE, Ministrinë e Energjisë, dhe Njësinë Speciale të Taskës Forcës, pranë Qeverisë”.
