OSHEE: Askush s’do të paguajë 2 herë faturën, sillni librezat

Dita

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron përmes një komunikate për mediat se asnjë qytetar nuk do të paguajë dy herë faturat e energjisë.

OSHEE i bën thirrje qytetarëve që pretendojnë se kanë kryer likujdimin e faturës së energjisë elektrike, por që në sistemin e pagesës figurojnë debitorë, të paraqesin pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit dokumentacionin e nevojshëm që provon këtë fakt: Librezën e vulosur dhe me firmë, mandat arkëtimin, kuponin tatimor. OSHEE thekson se nuk do të aplikohet asnjë masë e ndërprerjes së energjisë elektrike për rastin e mësipërm deri në verifikimin përfundimtar të ankesës. Nëse abonenti i ka dokumentet e kërkuara që ka kryer pagesën, pavarësisht se ajo nuk ndodhet e reflektuar në sistem, ndaj tij nuk merret asnjë masë dhe gjendja e tij debitore fshihet nga sistemi.

Share This Article
6 Comments
  • Kush ben pagesat nuk duhet te mjaftohet vetem nje vule ne libreze, por me dokument te rregullt zyrtar, ku te figuroje jo vetem shuma e paguar por edhe emri mbiemri dhe dhe vula e arketarit, qe ne rast se OSSHE-ja, ose dhe z.Rama i teket t’i coje policine konsumatorit ne shtepi per t’a arestuar per mospagese, qytetari te kete se me se t’ia mbylle gabzhoren e fytit.

    POSHTE EKSTREMIZMI KOMUNISTO-FASHIST !!!

  • Po keta te OSHEE nuk i kane paguar per vete faturat e energjise, perse i hakerrehen ketyre te gjoreve qe ndonese i kane paguar njehere duhet te shkojne perseri te sorollaten zyrave te OSHEE-se qe e ka bere vete rremujen.

  • Keshtu ja don qejfi CEZ dhe Oshee e terdhi verdhi. Pra qytetaret duhet ti ruajne dokumentat e CEZ dhe OSHEE per gjithe jeten! , dhe biles kur te vdesin duhet te ua lene amanet kalamanjeve sepse ky I vdekuri mund te quhet hajdut po nuk u gjeten dokumentat e pageses, ndersa te gjallet do te perfundojne ne burg dhe ju befte mire se do kaliten …. dhe prokuroret do sigurojne ca leke me shume se edhe ata te shkretet kane nevoje…

  • VENDIM
    Nr.781, datë 14.11.2007
    I NDRYSHUAR
    PËR KARAKTERISTIKAT TEKNIKE E FUNKSIONALE TË PAJISJEVE FISKALE,
    SISTEMIT TË INTEGRUAR TË KOMPJUTERIZUAR PËR TRANSFERIMET PERIODIKE,
    AUTOMATIKE, TË DEKLARIMEVE FINANCIARE, SISTEMIT TË KOMUNIKIMIT, PËR
    PROCEDURËN E DOKUMENTACIONIN PËR MIRATIMIN E TYRE DHE PËR KRITERET
    PËR PAJISJEN, ME AUTORIZIM, TË SHOQËRIVE TË AUTORIZUARA PËR OFRIMIN E PAJISJEVE FISKALE
    Në mbështetje të pikës 3 të nenit 102 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr.8485, datë
    12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e
    Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
    VENDOSI:
    I. Dispozita të përgjithshme
    1. Detyrimi për instalimin e pajisjeve fiskale
    Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk
    kryhen nëpërmjet bankës, ose në sektorët e veçantë të përcaktuar në këtë vendim apo në
    udhëzimet e Ministrisë së Financave, janë të detyruar të përdorin pajisje apo sisteme fiskale,
    për regjistrimin e qarkullimit, duke lëshuar kuponin tatimor.

    DHE KYTU MBYLLET MUHABETI.INSTITUCIONET SHTETERORE LE TA ZBATOJNE DHE MOS TI BIEN NE QAFE POPULLIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *