Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bleu 131.7 mijë megavat energji elektrike për të mbuluar humbjet e parashikuara të shtatorit.
Sipas njoftimit zyrtar, në tenderin e zhvilluar janë shpallur fituese katër kompani, të cilat do të furnizojnë këtë sasi energjie. Sipas OSHE, çmimi mesatar i blerjes rezulton 46.2 euro për megavat, për një vlerë totale prej rreth 6.1 milionë euro.
Ligji e detyron Operatorin e Shpërndarjes ta sigurojë vetë, me çmime tregu, energjinë e nevojshme për mbulimin e humbjeve, ndërsa KESH është e detyruar të furnizojë vetëm sasinë që konsumohet nga familjet dhe një pjesë e biznesit.

Ne jemi të fundit që vihemi në dijeni