E nderuar DITA! Ka afro një vit që nuk na vijnë faturat e energjisë elektrike. Nëse nuk i paguajmë brenda muajit pasardhës ndëshkohemi me kamatëvonesë ne abonentët, se OSHEE-në nuk e penalizon askush. Kur interesohemi në postë ose tek supervizori i OSHEE-së të thonë: “Nuk i kemi marrë as ne.” Problemin e kemi ngritur e nuk kemi ç’bëjmë. Në postë gjejmë qindra zarfe të dërguar nga OSHEE-ja pa adresë, pa numër kontrate, që kur e hap s’ka asgjë të shkruar, pra është OSHEE boshe. Deri kur do vazhdohet kështu? Sadik Perleka, Manëz, Durrës.
