OSHEE-ja i pret energjiinë deputetit Ndocaj

Dita

Deputetit Eduart Ndocaj ka një javë që i është ndërprerë energjia elektrike në shtëpinë e tij në Lezhë.

Ai rezulton debitor në OSHEE me vlerën 1.915.846.04 lekë, për 14 objekte që ka në pronësi.

OSHEE-ja e Lezhës i ka prerë deputetit energjinë elektrike më datë 8 shkurt.

Shqiptarja.com shkruan sot se Ndocaj ka 14 kontrata të energjisë elektrike të pashlyera, përfshirë këtu edhe faturat familjare.

Deputeti Ndocaj është i njohur për bamirësitë e tij në familje të varfra, shtëpi fëmijësh, spitale, por ja që prej një jave në shtëpinë e tij mungon elektriciteti…

Share This Article
1 Comment
  • Ja cuate parlamentit breket ne fund te kembeve! Jeni bere turpi i botes! Nuk kini piken e autoritetit! jeni bere legena e kaluar legenave, Na vjen turp te themi se kemi parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *