OSHEE kurseu 100 mln euro. Ulja e humbjeve, sa 1% e PBB

Elton Tafaruci

Ulja e humbjeve të energjisë i ka kursyer Operatorit të Shpërndarjes, por edhe buxhetit të shtetit, një faturë që shkon sa 1 për qind e prodhimit kombëtar. Të dhënat bëhen publike nga Enti Rregullator i Energjisë.

Sipas Entit, në Janar-Korrik të këtij viti shpenzimet e OSHEE-së për mbulimin e humbjeve të energjisë zbritën në 37.5 milionë euro, kur për të njëtën periudhë të 2014-s shifra ishte 97.6 milionë euro.

Si rezultat, vetëm për 7-mujorin OSHEE ka shpenzuar 60 milionë euro më pak për humbjet, ndërsa nëse llogaritet për të gjithë vitin e plotë, kursimi shkon në rreth 100 milionë euro.

Sipas Entit, rënia është rezultat i dy faktorëve. Së pari, reduktimit të humbjeve në sasi. Të dhënat tregojnë se, krahasuar me vitin 2014, humbjet në rrjetin e shpërndarjes janë ulur më gati 60 për qind, kryesisht falë reduktimit të vjedhjeve.

Por veç uljes së humbjeve, një tjetër faktor është edhe rënia e çmimeve, me të cilat OSHEE ka blerë energji nga importi. Sipas të dhënave, çmimi mesatar i energjisë së importuar ra nga 56 euro për megavat, që ishte në shtamujorin e 2014-s, në 43.5 euro për megavat këtë vit.

Tre vite më parë, sektori energjetik ishte sipas FMN-së kërcënimi kryesor për financat e vendit, pasi qeveria detyrohej të subvenciononte miliarda lekë në vit për kompanitë publike të energjisë. Por në 6 muajt e parë të këtij vitit, OSHEE, KESH dhe OST realizuan – siopas të dhënave zyrtare, – një fitim prej gati 50 milionë eurosh./ Top Channel

Share This Article
1 Comment
  • KETO LE TI ULEN CMIMIT TE ENERGJISE, JO PER GJE POR PO NUK U BE KJO, OSHEEEEEEE-JA DO TI FUSE PER NDONJE TENDER TE RI, SI PUNA E ATYRE QE PO BEN TANI PARA ZGJEDHJEVE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *