OSHEE modernizon sportelet për trajtimin e klientëve

Elton Tafaruci

Qytetarët që hasin probleme me energjinë elektrike tashmë do ta kenë më të thjeshtë që të marrin një përgjigje. Ministri Damian Gjiknuri mori pjesë në përurimin e sportelit të parë të Kujdesit të Klientit në Tiranë.

Me anë të këtij sistemi  elektronik, kompania monitoron me kamera dhe asiston në çdo hap procedurat dhe  trajtimin e ankesave të klientëve, që nga momenti i paraqitjes në sportel, deri në mbyllje të procesit.

Gjiknuri: Çdo kontribut i konsumatorëve shqiptarë me pagesat e tyre është kontribut për veten e tyre, e cila do t’u kthehet me shërbim më të mirë qoftë në furnizimin me energji elektrike, qoftë edhe aty ku kanë edhe problematikat.

Administratori i OSHEE u shpreh se të gjithë punonjësit duhet të kthejnë një përgjigje për ankesat.

Çela: Pak a shumë kemi bërë të njëjtën gjëra që mund të funksionojnë në një bankë. Pra edhe zyrat e shërbimit të klientit do të jenë një lloj banke jo vetëm nga vlerat monetare, por edhe mënyra e shërbimit. Pra një fytyrë tjetër e kompanisë.

Për këtë sistem të ri OSHEE do të investojë 55 milionë lekë. Projekti i investimit për menaxhimin e fluksit të radhëve në sportelet e kompanisë në këtë fazë të parë do të shtrihet në 14 sportele të shpërndara në 10 rajone në gjithë vendin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *