Që prej datës 7 gusht, kur OSHEE nisi kontrolle të përforcuara në rajonin e Shkodrës dhe së fundi edhe në Durrës, në tre ditë ka mbledhur 60 mijë usd detyrime të prapambetura.
Në rajonin e Durrësit, që përfshin Kavajën, Krujën dhe Shijakun, me rreth 160 mijë abonentë, OSHEE në 6 muaj ka kryer 38 mijë kontrolle dhe iu është ndërprerë energjia elektrike 22 mijë debitorëve. Vetëm në qytetin e Durrësit janë kryer 14 mijë kontrolle, ku gjysma rezultuan debitorë familjarë dhe jo familjarë dhe iu pre energjia elektrike.
Pas analizave të punës për 6-mujorin, administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, urdhëroi zhvendosjen e një pjese të punonjësve në zonën e bregdetit në ndihmë të agjencive që menaxhojnë rajonet nga Velipoja në Sarandë.
Aksionet nisën me rajonin e Shkodrës, konkretisht në zonat Velipojë dhe Shëngjin, nga ku OSHEE ushtroi verifikime mbi ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike, ndërsa në tre ditët e fundit një grup pune ka nisur kontrollet edhe në bregdetin e Durrësit.
Albana Ferraj, drejtore e Divizionit Tregtar në OSHEE, pa nga afër koordinimin dhe ndarjen e detyrave në terren, ndërsa deklaroi sot, se në Durrës janë caktuar rreth 25 veta që do jenë pjesë e stafit të drejtorisë rajonale, ndërsa në Shkodër rreth 55 persona, shtesë e personelit, që do të ndihmojnë në mënyrën e organizimit të punës dhe veprimtarisë normale të agjencive dhe drejtorisë me kontrollet e ligjshmërisë me energji elektrike, ripagesës së faturave, problematika që kanë të bëjnë me sistemin e matjes së energjisë.
OSHEE, pas Shkodrës, forcon kontrollet në bregdetin e Durrësit
Leave a Comment
